1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Bushi mik në Gjermani - Takimi me kancelaren në kështjellën Meseberg

Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush të martën (10.6.) zhvilloi vizitën e lamtumirës në Gjermani. Bushi u takua me kancelaren Angela Merkel në Meserberg pranë Berlinit shtëpia e pritjes e qeverisë.

default

Presidenti Bush, djathtas, duke ecur me bashkëshortin e kancelares gjermane, majtas, Joachim Sauer, kancelarja Angela Merkel, dhe first lady Laura Bush. 10.06.2008, kështjlla Meserberg/Gjermani

20 orë kohë i ka kushtuar presidenti i SHBA Xhorxh Bush (Georg Bush) vizitës së lamtumirës në Gjermani. Me këtë ai i dëshmon respekt jo vetëm një aleati të rëndësishëm të aleancës, por në radhë të parë kancelares. Xhorxh Bushi ka një raport të mirë me Angela Merkelin, ndërsa paradhësit të saj Gerhard Shrëder (Schröder) Bushi nuk ia fali asnjëherë refuzimin ndaj luftës së Irakut. Bushi ka bashkëpunuar me kënaqësi me Merkelin, thekson Uilliam Timken (William Timken), ambasadori amerikan në Berlin. Marrëdhëniet e me Gjermaninë janë të shkëlqyera: “Nën drejtimin e Merkelit dhe të Bushit marrëdhëniet gjermano-amerikane janë të shkëlqyera. Të dy politikanët e preferojnë bashkëpunimin midis tyre.”


Raporti midis tyre është harmonik jo vetëm në nivelin e punës, por edhe sa u përket kontakteve personale. Xhorxh Bushi e ftoi Merkelin vjeshtën e kaluar në çiflikun e tij në Teksas duke i bërë asaj një nderim të veçantë. Një vit më parë gjatë takimit në Meklenburg - Pomerani ata hëngrën së bashku mish derri të egër të pjekur në skarrë. Raportet e mira personale ia lejuan Merkelit, që të shprehë kritikën lidhur me politikën amerikane ndaj klimës. Nëse kjo i ka bërë përshtypje Bushit, është një çështje tjetër, mendon Karsten Fojgt (Voigt), koordiantor i qeverisë gjermane për marrëdhëniet gjermano-amerikane: “Ne jemi për SHBA-të jo kaq të rëndësishëm sa ç´janë SHBA-të për ne. Në një asimetri të tillë të raporteve SHBA gjithmonë shtrojnë pyetjen: ku kanë për ne relevancë gjermanët në zgjidhjen e problemeve? Ndërsa gjermanët gjithmonë shtrojnë pyetjen: ku mund të fitojmë ne më shumë influencë apo të dëgjohemi nga partneri më me peshë për idetë tona specifike?”


Deri më sot gjermanët nuk janë përfillur me kritikën ndaj luftës në Irak dhe ndaj kampit të të burgosurve në Guntanamo – një arësye kjo përse vizita e lamtumirës e presidentit amerikan u shoqërua me mjaft komente kritike. Bushi ka dëmtuar prestigjin e SHBA në botë, theksojnë politikanë të partive të ndryshme që merren me politikën e jashtme. Por vështirë, se Bushi gajtë vizitës në Gjermani mund të konfrontohet me të tilla pozicione. Ai nuk erdhi Berlin, por u takua bashkë me kancelaren në kështjellën Meserberg, një shtëpi pritjeje mjaft e sigurtë kjo jashtë qytetit.

  • Data 11.06.2008
  • Autor Werkhäuser, Nina (DW Berlin) neu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EHNf
  • Data 11.06.2008
  • Autor Werkhäuser, Nina (DW Berlin) neu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EHNf