1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bushi kërkon program për koniukturën - Grindje për lehtësi fiskale në luftën elektorale të SHBA

Ekonomia e dobësuar amerikane po dominon në fushatën zgjedhore presidenciale. Presidenti Bush kërkoi tani një program 140 miliardë dollarësh për koniunkturën. Por cilët amerikanë do të përfitojnë prej tij?

default

Presidenti i SHBA Xhorxh Bush dhe zv/presidenti Dick Cheney, 18 janar 2008

Kur kriza ekonomike qëllon në një vit zgjedhor kori i zërave të politikanëve të shqetësuar dëgjohet edhe më zhurmshëm. Gatishmëria për shpenzime shtetërore rritet gjithashtu. Prandaj presidenti George Bush përcaktoi një kuadër për programin koniunkturor: 'Kjo paketë duhet të jetë e mjaftueshme, rreth një për qind e prodhimit tonë të brendshëm bruto. Ajo duhet të mbështetet në lehtësime fiskale me bazë të gjerë dhe të jetë e përkohshme. Kjo do të thotë: Bushi kërkon t'i japë shtytje ekonomisë me anë të një mbështetjeje financiare prej rreth 100 miliardë eurosh, lehtësimesh fiskale për sipërmarrjet dhe personat privatë. Në këtë mënyrë firmat duhet të investojnë masivisht për të thithur porosi të reja dhe pë r të krijuar vende të reja pune. Personat privatë duhet të bëjnë me dhuratat fiskale atë që parapëlqejnë të bëjnë edhe pa ulje taksash: Të blejnë. Deri këtu të gjithë pjesëmarrësit pajtohen. Por tani është fjala për hollësitë. Lehtësime fiskale - për kë saktësisht?
Hillary Rodham Clinton Vorwahlen USA

Hillary Clinton në miting elektoral


Kjo është kandidatja presidenciale demokrate Hillary Clinton. Reklama e saj politike përcjell mesazhin, se ajo i merr seriozisht shqetësimet dhe nevojat e njerëzve të prekur prej rënies ekonomike. Clintoni kërkon subvencione për familjet për shpenzimet për ngrohjen. Ajo kërkon investime publike në programe për kursimin e energjisë, dhe kthimin e një pjese të taksave tek taksapaguesit.
Rivali i saj Barack Obama planifikon para së gjithash kthim të pjesshëm të taksave për shtresat me të ardhura të ulta dhe të mesme dhe një pagesë të vetme për njerëz që përfitojnë mbështetje nga sigurimet shoqërore.
Shumica demokratike në kongresin amerikan është mosbesuese: A do Bushi përsëri t'u bëjë dhurata sipërmarrjeve dhe personave që fitojnë më shumë? Javët e ardhshme ministri i financave i Bushit Hank Paulson dhe përfaqësues të republikanëve do të negociojnë me demokratët në kongres. Në vitin zgjedhor të dyja palët nuk duan të paraqiten si pengues të programit koniunkturor. Por në të njëjtën kohë ato duhet t'i shërbejnë edhe klientelës përkastëse.

  • Data 19.01.2008
  • Autor Borchers, Jens / Washington BR
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cul7
  • Data 19.01.2008
  • Autor Borchers, Jens / Washington BR
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cul7