1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bushi dhe Brauni shkëmbejnë formula kortezie për partneritetin historik

Udhëtimin e lamtumirës presidenti i SHBA Xhorxh (George) Bush e mbylli me takimin me kryeministrin e Britanisë së Madhe Gordon Braun (Brown) në Londër, që ishte stacioni i fundit në kontinetin e vjetër.

default

Presidenti i SHBA George W. Bush & Kryeministri britanik Gordon Brown në 10 Downing Street, Londër më 16.06.2008.

Shpirtërisht Xhorxh Bushi është ndarë me Britaninë e Madhe. Kjo qysh përpara një viti tek miku i tij Toni Bler (Tony Blair), kur ky i dorëzoi postin e kryeministrit Gordon Braunit. Të hënën (16.6.) presidenti i SHBA u trokiti zyrtarisht britanikëve në derë  u ra krahëve dhe u shprehu mirënjohjen për besnikërinë e viteve të shkuara dhe për vlerat e përbashkëta: „Britania e Madhe ka jo vetëm një histori të madhe, por edhe ushqim të mirë. Sidoqoftë më e rëndësishmja  tani është, që Gordon Brauni e merr seriozisht kërcënimin terrorist. Këtë unë e vlerësoj. Prej kësaj duhet të marrin shembull të gjithë britanikët dhe pjesa tjetër e botës.“

Kryeministri Gordon Braun duked disi më i kontraktuar, por edhe ai përpiqet të përdorë formula kortezie, që i pret kushdo: „Le të festojmë partneritetin tonë historik, që i lidh të dyja vendet tona. Amerikanët si miq të vërtetë të britanikëve. “

Një konferencë shtypi mjaft harmonike në Londër, që nuk të bind.  Më tepër duket sikur s´ka më atmosferë në fund të vizitës së Bushit në Evropë. Karikaturistët britanikë bëjnë humor, se cili prej kryeministrave është më shumë pulë e ngordhur: Bushi, që në vjeshtë largohet nga posti, apo Brauni, i cili nga perspektiva e shumë vëzhguesve qysh prej muajsh ndodhet në humnerë.  Sidoqoftë eksperti i SHBA Xhejms Bojs (James Boys) nga Universiteti Ndërkombëtar Amerikan në Britaninë e Madhe mendon: „Natyrisht që Brauni tani nuk përpiqet më të fitojë simpatinë e këtij presidenti. Por ai pret, se kush do të jetë presidenti i ardhshëm - McKejn (McCain) apo Obama. Akademikët dhe mediet në Britaninë e Madhe janë ngopur me modelin e konsumuar Xhorxh Bush. Thjeshtë kjo sipas motos së këngës së vjetër të laburistëve: marrëdhëniet transatlantike vetëm mund të përmirësohen.“

As sa i përket përmbajtjes nuk pati supriza. Mosmarrëveshjet për më pak apo më shumë trupa në Irak nuk u diskutuan hapur. Në vend të kësaj Braun deklaroi, se Irani në rast nevoje mund të ndëshkohet me sanksione më të ashpra për shkak të programit bërthamor. Ai deklaroi gjithashtu, se do të dërgojë më shumë ushtarë në Afganistan. Sa i përket misionit në Irak tani për tani gjithçka mbetet siç ka qenë: „Për një plan kohor artificial nuk ka asnjë arësye. Sepse ne kemi sukses në drejtimin e irakianëve për ndërtimin e infrastrukturës dhe të demokracisë.  Numri i ushtarëve mes Irakut dhe Afganistanit nuk duhet krahasuar. E rëndësishme është që të përfundojë misioni.“

Një harmoni në linjën e përgjithshme kjo e përzier me letargji. Bilanci i vizitiës së lamtumirës në Londër nuk i intereson shumë Xhorxh Bushit. Por për kryeministrin Braun kjo do të thotë, që Uashingtoni si burimi i forcës nën Toni Blerin ka rezatuar gjithmonë, kur në shtëpi shpërthente stuhia, por tani për tani duket se kjo nuk do të ndodhë më.  Gordon Braunit i duhet të gjejë mbështetje diku tjetër.

  • Data 16.06.2008
  • Autor Engel, Silke / London (RBB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EKlB
  • Data 16.06.2008
  • Autor Engel, Silke / London (RBB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EKlB