1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Bush: Vendim historik - Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia në NATO

Veprimet e vendosura të NATO-s dhe të udhëheqësve të rinj ballkanikë kanë bërë që Ballkani nga një rajon i zhytur në luftë, fanatizëm dhe sprastrim etnik tështë një rajon me liri, tolerancë e paqe në rritje.

Presidenti i SHBA-ve George Bush dhe ai rumun Traian Basescu në ceremoninë e takimit të NATO-s

Presidenti i SHBA-ve George Bush dhe ai rumun Traian Basescu në ceremoninë e hapjes së takimit të NATO-s

'Në shenjë vlerësimi të përparimit të bërë prej tyre NATO-ja do të marrë nesër një vendim historik mbi pranimin e tre vendeve ballkanike: Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë.' - është shprehur në një fjalim në prag të hapjes së samitit të Bukureshtit, George W. Bush, presidenti i vendit me peshën më të madhe në Aleancë.

Në dekadën e fundit Ballkanit ka qenë një rajon i zhytur në luftë, fanatizëm dhe spastrim etnik. Sot ai është një rajon me liri, tolerancë e paqe në rritje. Këto ndryshime janë rezultat i veprimeve të vendosura të NATO-s dhe i zgjedhjeve kurajoze të udhëheqësve të rinj ballkanikë, të cilët kanë punuar për tejkalimin e dhunës dhe ndarjeve të së kaluarës - tha presidenti amerikan.

Bushi shton trysninë ndaj Greqisë të tërheqë veton ndaj Maqedonisë

Sipas agjencisë Reuters, presidenti George W. Bush e ka rritur sot trysninë mbi Greqinë që ta tërheqë kërcënimin me veto ndaj antarësimit të Maqedonisë. Shteti anëtar i NATO-s, Greqia, ka thënë se do ta pengojë antarësimin e Maqedonisë në aleancë në rast se kjo nuk e ndryshon emrin e vet kushtetues, i cili përkon me emrin e provincës më veriore të Greqisë.

'Derisa mirëpresim aleatë të rinj në NATO ne konfirmojmë gjithashtu se porta e antarësimit në NATO mbetet e hapur për vende të tjera që e kërkojnë aderimin qoftë në Ballkan apo gjetiu.'

Megjithatë në çështjen e perspektivës së anëtarësimit të Ukrainës dhe të Gjeogjisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës hasin kundërshtimin e Francës, Gjermanisë dhe disa aleatëve të tjerë, të cilët druajnë prishjen e ekuilibrave kundrejt Rusisë.


Në epiqendër të fjalimit të presidentit amerikan ishte sërish Afganistani. Bush u bëri thirrje aleatëve të kontribuojnë me trupa shtesë në Afganistan. Dy vende që kanë paralajmëruar shtim të trupave të tyre atje janë Franca dhe mikpritësja ei samitit, Rumania.


Gjermania vazhdon të rezistojë ndaj thirrjes për shtimin e trupave të saj. Ministri gjerman i mbrojtjes, Jung, u shpreh: 'Vende të tjera të NATO-s nuk na kanë drejtuar kërkesa të tilla. Fakt është që konstatohet me mirënjohje kontributi ynë me 3.500 ushtarë e ushtarë në Afganistan, kontingjenti i tretë për nga forca.'

  • Data 02.04.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DZCJ
  • Data 02.04.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DZCJ