1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Bush i shoi shpresat që në bisedimet e para në Lindjen e Afërt

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush ka vizituar për herë të parë në jetën e tij Izraelin. Por ai nuk u dha negociatave për Lindjen e Afërme impulse të qarta.

default

Presidenti amerikan me presidentin palestinez, Mahmud Abas

Për një moment historik, për një shans të madh foli presidenti Bush pas bisedës së tij me kryeministrin izraelit. Ai ishte i bindur që dy shtete demokratike të Izraelit dhe të Palestinës janë në interesin kombëtar të SHBA. Bushi lëvdoi si kryeministrin izraelit Olmert, ashtu edhe presidentin e palestinezëve, Abas si politikanë të përgjegjshëm: "Amerika nuk mund të diktojë kushtet, se ç'pamje do të kishte një shtet i tillë. Rruga e vetme për të gjetur një paqe të qendrueshme, rruga e vetme për një marrëveshje, e cila të ketë njëfarë kuptimi, është që të dyja palët të takohen së bashku dhe të marrin vendime të vështira. Por ne ndihmojmë dhe duam të ndihmojmë." Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert theksoi se vizita e Bushit është shumë e rëndësishme për procesin e paqes:"Ne duam dy shtete, një shtet për palestinezët dhe Izraelin, një shtet hebre." Izraeli përballet megjithatë edhe më tej me sfida sigurie në këtë drejtim.

Lëvdata për presidentin palestinez

Para takimit të sotëm në Ramallah me presidentin e palestinezëve, Mahmud Abas, Bushi e lëvdoi mikpritësin e tij. Sipas tij Abasi është seriozisht i interesuar për një zgjidhje në paqe me Izraelin. Njëkohësisht, Bushi tha se do të shtrojë në bisedë edhe çështjen e goditjes me raketa Kasam nga Rripi i Gazës, pjesë toke ku Abasi nuk ka më pushtet: "Pyetja ime e parë drejtuar presidentit Abas do të jetë: "Çfarë keni në plan të ndërmerrni kundër kësaj?" Sepse në fund të fundit, në mënyrë që të kemi ekzistencën e një shteti, duhet të kemi një vendosmëri të qartë të qeverisë palestineze për t'u përballur me ekstremistë dhe terroristë, që mund të dëshirojnë ta shfrytëzojnë territorin palestinez si pistë goditjeje për Izraelin" Këshilltari i Sigurisë i Bushit, Stefen Hardley tha se Bushi e njeh shqetësimin kryesor të palestinezëve: vazhdimin e ndërtimit të kolonive të reja hebreje në Jeruzalemin Lindor. Palestinezët e presin në këtë kuadër me skepticizëm vizitën e Bushit.

DW.COM

  • Data 10.01.2008
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cnfi
  • Data 10.01.2008
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cnfi