1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush i bën thirrje Musharafit që ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme

21 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CPsf



Presidenti amerikan, Xhorxh Bush(George Bush) i ka bërë thirrje kreut pakistanez që ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme para zgjedhjeve parlamentare, të paracaktuara për në janar. "Në rast se Musharrafi nuk do ta bëjë këtë, atëherë do të jetë e vështirë të besohet që ai do ta çojë përpara demokracinë në Pakistan", tha Bush në një intervistë. Presidenti theksoi se Musharrafi ka qenë një aleat besnik i SHBA-ve në luftën kundër terrorit. Përveç kësaj, Bushi e përshëndeti lirimin nga burgu të 3400 opozitarëve në Pakistan.