1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Busek: BE-së nuk i mbetet gjë tjetër, veçse se ta njohë Kosovën si shtet i pavarur

BE-ja duhet ta ndihmojë patjetër Kosovën për të garantuar zhvillimin e shtetit ligjor dhe të gjendjes ekonomike dhe shoqërore, mendon koordinatori i posaçëm për Paktin e Stabilitetit, Busek.

default

UNMIK, Kosovë

Në takimin e MPJ u bë e qartë se shumica e shteteve të BE-së do ta pranonin një Kosovë të pavarur dhe do ta njihnin atë. Sipas mendimit të koordinatorit të posaçëm për Paktin e Stabilitetit, Erhard Busek, BE-së "nuk i mbetej gjë tjetër, sepse kjo çështje po zgjatet së tepërmi. Ndoshta mund të thuhet se kemi pritur shumë me shpresë se do të dilte diçka, por së fundi pamë se nuk mundi të arrihej asnjë marrëveshje."

Sa u përket deklaratave të MPJ rus Lavrov, se njohja e Kosovës do t'u jepte krahë separatistëve në të gjithë botën dhe do të shkaktonte një reaksion zinxhir edhe në Ballkan, Busek mendon se ato janë të ekzagjeruara.

Kosova gjendet në Evropë

"Në rast se Kosova do të vazhdonte të mbetej pjesë e Serbisë, kjo nuk do të thotë se në vende të tjera nuk do të ketë probleme të tilla, apo se ato papritur do të zgjidheshin. Rusia është natyrisht e interesuar që pas një mungese të gjatë, të luajë sërish një rol në politikën ndërkombëtare. Po këtu qëndron edhe pika kritike, në rast se evropianët mund ta zgjidhin vetë këtë problem, atëhere s'ka mundësi të përzihet askush, sepse Kosova është vërtet një çështje evropiane."

Busek është i mendimit se BE-ja duhet ta ndihmojë patjetër Kosovën për të garantuar zhvillimin e shtetit ligjor dhe të gjendjes ekonomike dhe shoqërore. Sepse sipas koordinatorit Busek në rast se kjo nuk ndodh, atëhere do të kemi pasoja, ndoshta jo aq dramatike, por në formën e emigracionit dhe të paqëndrueshmërisë. Unë vetëm mund të përsëris se Kosova gjendet në Evropë.

  • Data 11.12.2007
  • Autor Dirk-Oliver Heckmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaA5
  • Data 11.12.2007
  • Autor Dirk-Oliver Heckmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaA5