1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bursat vazhdojnë protestën pas njoftimit të bankave qendrore

1 Dhjetor 2011

Tregjet globale nuk kanë mirëpritur lajmin se bankat qendrore kryesore të botës vendosën për të lehtësuar huadhëniet në dollarë, duke shpresuar për të mbështetur një ekonomi globale që është duke kaluar vështirësi.

https://p.dw.com/p/13KZF
Bankat qendrore kryesore të botës vendosën për të lehtësuar huadhëniet në dollarë
Bankat qendrore kryesore të botës vendosën për të lehtësuar huadhëniet në dollarëFotografi: Fotolia/flashpics

Tregjet e aksioneve janë duke zhvilluar një protestë globale ditën e sotme pas vendimit të bankave qendrore kryesore të botës për të ulur koston e shkëmbimit të dollarit amerikan për bankat, si një përpjekje për të rritur likuiditetin në një ekonomi globale të brishtë.

Aksionet u rritën në Sidnei me 2,64 për qind, në Tokio me 1,93 për qind dhe në Hong Kong me 5,50 për qind, ndërkohë që euro pati një javë në rritje, duke arritur të shkëmbehej me 1,35 $ në tregjet globale ditën e Mërkurë.

Njoftimi i papritur përkoi me hapjen e tregut të aksioneve të Mërkurën në Nju Jork, kur Banka e Kanadasë, Banka e Anglisë, Banka e Japonisë, Banka Qendrore Evropiane, Rezerva Federale e SHBA dhe Banka Kombëtare e Zvicrës, së bashku deklaruan se ato do të “mbështesnin likuiditetin në sistemin financiar botëror.”

Bursa Frankurtit
Bursa FrankurtitFotografi: AP

Shumë banka, për të përballur zhvleftësimin e obligacioneve, kanë qenë nën presion për të reduktuar huadhënien, gjë që do të japë efekte në tregjet globale. Ishte kjo situatë e përkeqësuar që detyroi bankat për të ofruar këtë ndihmë.

"Veprimi i përbashkët është projektuar për të nxitur një rritje të kreditimit, ndërsa në të njëjtën kohë për të ulur disa nga tensionet në të cilat janë duke vepruar aktualisht linjat e kreditimit," tha për Associated Press,Richard Hunter, kreu i aksioneve në Hargreaves Lansdown.

"Nëse institucionet tani pranojnë këtë ftesë, një pjesë e madhe e tensionit do të hiqet nga sistemi, si në aspektin e likuiditetit ashtu dhe atë të gjendies së tregut."

Përveç masave të tjera, bankat ranë dakort të ulnin koston e shkëmbimit të dollarit me 50 pikë, duke nisur që nga e Hëna tjetër.

Tregjet nisën protestën e tyre në orët e para të së Mërkurës kur Banka Qendrore e Kinës bëri një lëvizje për të zbutur tensionet e kredive duke shkurtuar kërkësat për kreditorët e saj komerciale, për herë të parë në tre vitet e fundit.

Banka qendrore kineze PBOC
Banka qendrore kineze PBOCFotografi: AP

Së bashku me veprimin e koordinuar nga bankat qendrore të vendeve të botës së zhvilluar, masa kineze erdhi në një kohë me shqetësimin në rritje se ekonomia botërore është në rrezik dhe Eurozona po lufton për të kaluar krizën e saj financiare.

Lajm i mirë, lajm i keq

Ndërkohë që tregjet dhe euro nuk shohin ndonjë përfitim të madh në këtë lajm, instituti i statistikave të Bashkimit Eruopian, Eurostat, ka publikuar shifra rekord të papunësisë për 17 vende të Eurozonës. Papunësia për muajin tetor është në shifrën 10.3 përqind.

Ministrat europianë të financave, të cilët u takuan në Bruksel njoftuan gjithashtu se do të rrisin fondin e shpëtimit të Bashkimit Europian, por mund të kenë nevojë për të kërkuar ndihmë shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Njoftimi i bankave ishte një përgjigje ndaj krizës në thellim të Euros dhe hijes së zezë që është duke hedhur mbi ekonominë botërore, thotë ekonomisti kompanisë kontabiliste Re-Define, Sony Kapoor, për ajensinë franceze të lajmeve, AFP, duke shtuar se kjo lëvizje mund të shërbejë si një “jastëk” për tregjet financiare.

Author: Stuart Tiffen (AFP, Reuters, AP)/ Amarildo Topi

Redaktoi: Aida Cama