1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bursa gjermane për studentë nga Mali i Zi

Ministria e jashtme e Gjermanisë për këtë vit akademik ka dhënë 4 bursa për studentët nga Mali i Zi, të cilët dëshirojnë të studiojnë në universitetet gjermane.

default

Këto bursa jepen për të parën herë në Mal të Zi si fryt i punës disa vjeçare të mësimit intensiv të gjuhës gjermane në Qendren e mesme shkollore të Ulqinit. Studentët e ardhshëm shprehen shumë të kënaqur që po realizohet endrra e tyre më e madhe që të vijojnë studimet në Gjermani.

Katër maturante nga Qendra e mesme shkollore e Ulqinit, jane bursistët e parë nga Mali i Zi, të cilët do të ndjekin studimet në Republiken Federale të Gjermanisë. Kjo gjë realizohet falë projektit, që e mundëson Shërbimi i shkëmbimit akademik gjerman në kuadër të Ministrisë së jashtme gjermane. Perndryshe në gjimnazin e Ulqinit ka 7 vite që organizohet mësimi intensiv i gjuhës gjermane, ku janë angazhuar dy mësimdhënes nga Gjermania. Profesori Johan Galer thotë se nxënesit kanë pasur mjaft sukses në testin, që është zhvilluar në Tiranë dhe atë fale punës intensive, mësimit dhe testeve, që janë zhvilluar ndër vite me ta.

Në konkursin për bursë, që është zhvilluar në Tiranë kanë konkurruar 200 të rinj nga e gjithë bota. Nxenësit, të cilët kanë fituar bursën shprehen të lumtur, sepse janë të parët, që u mundësohet një gjë e tillë dhe se gjithmonë kanë pasur dëshirë të studiojnë në Gjermani. Besart Avdiu do të studjojë në Mynih degën e administrim-biznesit . Për mua personalisht ka qenë një emocion i madh. Pra kjo bursë ofron një mundësi të madhe për të vazhduar një shkollë shumë të mirë. Kjo mundësi mund të na sherbejë jo vetëm neve, por edhe vendit tonë dhe kështu mund të kontribuojmë në kushte të tjera.

Studentëve të ardhshëm i është lejuar një bursë mujore prej 750 eurosh brenda 4 viteve.

Marjan Lleshi do të ndjekë studimet e juridikut po ne Mynih.

Qysh në femijëri kam pasur dëshirë të studiojë jashtë, por sidomos në Gjermani. Që të studjojë në Gjermani për mua është një realizim i endrrës. Është një mundësi që të njohë kultura të tjera jo vetëm atë gjermane, por edhe kultura të popujve të tjerë, që jetojnë atje .

Përndryshe gjuha gjermane tashme ka dekada që është gjuhë parësore në Ulqin. Turistët gjemanë deri ne fillim të viteve 90-të përbënin numrin më të madh të turistëve në Rivierën e Ulqinit. Për këtë arsye ambasadori Plate ka hedhur idenë e mësimit të gjuhës gjermane që nga klasa e tretë e shkollës fillore. Kjo ide ka gjetur përkrahje tek strukturat udhëheqëse komunale të Ulqinit, të cilët presin edhe miratimin e ministrisë së arsimit të Malit të Zi .

Autor: Vera Katana

Redaktoi: Angjelina Verbica



  • Data 18.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ISx8
  • Data 18.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ISx8