1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bursa energjetike për vendet e Ballkanit dhe lidhja energjetike midis Maqedonisë dhe Shqipërisë do të sigurojnë stabiltet më të madh energjetik

Nga Manastiri deri në Elbasan do të ndërtohet një largpërçues elektrik, nëpërmjet të cilit Maqedonia do të krijojë lidhje energjetike me Shqipërinë. Ndërsa Sofja do të formojë një bursë energjetike për vendet Ballkanit.

default

Projekte përforcojnë sistemin e energjisë në Evropën Juglindore

Krijimi i bursës energjetike për vendet e Ballkanit si dhe lidhja energjetike midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, janë dy projekte të cilat Evropës Juglindore duhet t'i sigurojnë stabiltet më të madh energjetik. Sofja ka paralajmëruar formimin e bursës energjetike, në të cilën si partnerë të Bullgarisë do të përfshihen Maqedonia, Greqia dhe Serbia. Në ndërkohë, është siguruar edhe konstruksioni financiar për ndërtimin e një korridori të ri energjetik. Bëhet fjalë për lidhjen energjetike midis Maqedonisë dhe Shqipërisë. Me kredi të marrë nga Banka Botërore të dy vendet do të ndërtojnë një linjë transmetimi të energjisë elektrike.

Nëpërmjet sistemeve elektroenergjetike të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Maqedonia do të lidhet me sistemin italian të energjisë. Linja e transmetimit të energjisë elektrike, që do të lidhë qytetin e Manastirit me Elbasanin, do të ketë një nivel tensioni prej 400 kilovatë. "Nga ana jonë, në përputhje me strategjinë e zhvillimit të energjetikës, parashikohet ndërtimi i një korridori energjetik në nivel tensioni prej 400 kilovatëve dhe atë më Shqipërinë dhe Serbinë, si dhe përmirësimin e linjës transmetuese të enregjisë me Kosovën". Kështu deklaroi për Dojçe Velen ministri i ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini. Sipas tij, Maqedonia deri tani ka pasur dy lidhje të këtilla me Greqinë, një me Bullgarinë dhe një me Serbinë.

Stromnetzausbau 50 Hertz Transmission

Maqedonia ka mungesë energjie elektrike

"Në projektin e palës maqedonase, respektivisht ndërtimi i linjës për transmetim të energjisë nga qyteti i Manastirit e deri në kufirin e Maqedonisë me Shqipërinë, është parashikuar vlera prej 23,4 milionë eurosh," shpjegon Nikolla Stojanov nga MEPSO. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, për të përfunduar tërësisht ndërtimi i linjës për transmetim të energjisë drejt Shqipërisë do të nevojiten dy vjet. Vitet e fundit Maqedonia po përballet me një mungesë të energjisë elektrike në kohën kur shumë nga kapacitetet industriale nuk punojnë. Sipas analizave të ekspertëve vendas, nevoja për energji elektrike në Maqedoni çdo vit rritet me 4 për qind. Prandaj, për importim të energjisë elektrike çdo vit Maqedonia shpenzon rreth 150 milionë dollarë, ndërsa për importim të naftës rreth 100 milionë dollarë.

Autor: Goran Petreski/Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Elert Ajazaj