1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Bundewehri-i mbron Turqinë

Bundestagu voton këtë javë për dërgimin e raketave kundërajrore gjermane në Turqi. Ato kanë për qëllim të parandalojnë sulmet nga Siria. Miratimi nga parlamenti është i sigurt pavarësisht nga zërat kritikë.

"Ky është vetëm një mision mbrojtës." Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle nuk do as që të lindin dyshime se ushtarët gjermanë mund të përfshiheshin në luftën civile siriane. "Raketat gjermane të mbrojtjes kundërajrore të tipit Patriot janë zhvendosur në Turqi vetëm për frikësim ushtarak. Turqia ndahet me një kufi 900 kilometrash me Sirinë. Një kufi, në të cilin ka prej muajsh të tërë trazira. "Gjermania nuk është përfshirë në asnjë plan, që përfundon në një mision ushtarak", thotë ministri i Jashtëm.

Zhvendosja e raketave Patriot në Turqi, e planifikuar për fillimin e vitit 2013, ka një histori të gjatë: Në qershor forcat siriane qëlluan një avion ushtarak turk. Si pasojë qeveria në Ankara thirri partnerët e NATO-s për të diskutuar për gjendjen. Secili anëtar i NATO-s e ka këtë drejtë, nëse ai sheh një kërcënim për integritetin territorial, ose sigurinë e vendit. Aleanca deklaroi solidaritetin e saj me Turqinë. Kur në fillim të tetorit predhat e mortajave siriane ranë në qytetin kufitar turk Akcakale, duke vrarë pesë civilë, u arrit një shkallë e re e eskalimit. Ushtria turke kundërgoditi dhe i kërkoi pastaj NATO-s ndihmë.

Pesë banorë të fshatit Akcakale në kufirin turko-sirian humbën jetën në një sulm me raketa nga Siria në tetor.

Pesë banorë të fshatit Akcakale në kufirin turko-sirian humbën jetën në një sulm me raketa nga Siria në tetor.

Turqia ndjehet e kërcënuar

Kur bëri kërkesën në Bruksel, Turqia, e cila vetë ka një gjysëm milioni ushtarë nën armë, kishte më pak parasysh mbrojtjen e plotë të kufirit të saj. Shqetësim për qeverinë në Ankara përbën më tepër arsenali i madh i raketave, që ka grumbulluar presidenti Bashar al-Assad. Fjala është për "disa qindra, që mund të arrijnë Turqinë në një rreze veprimi prej 700 kilometrash", thotë ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maizière. Përveç kësaj Siria ka armë kimike, që janë "të gatshme për përdorim". Në rastin e një sulmi, raketa të tilla mund të hidheshim me sistemin patriot.

Deri tani nuk ka dëshmi se ushtria siriane do të përdorë armë të shkatërrimit në masë. Por presidenti Assad është duke luftuar për mbijetesën politike dhe ndoshta edhe fizike të tij. Qeveria gjermane do, që në Damask "askujt të mos i shkojnë ndër mend ide të gabuara", thotë ministri i Mbrojtjes në lidhje me misionin e ardhshëm të Bundeswehrit. Aleanca e sheh çështjen në të njëjtën mënyrë: Këshilli i Nato-s me 4 dhjetor vendosi njëzëri për vendosjen e raketave Patriot në Turqi. "Ne i themi secilit, që do të sulmojë Turqinë: As të mos ju shkojë ndër mend!", theksoi sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Anders Fogh Rasmussen solidaritetin me partnerin në Nato.

Mbrojtje nga sulmet e raketave

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen.

Krahas Gjermanisë edhe SHBA dhe Hollanda do të dërgojnë skuadrone Patriot në Turqi. Të tri vendet kanë tipin më modern të sistemit. Ai përbëhet nga radarë të fuqishëm, që kontrollojnë hapësirën ajrore: Me to mund të qëllohen raketa balistike dhe avionë në një distancë prej deri 68 kilometrash. Por kundër zjarrit të predhave, prej të cilit u vranë në tetor civilë turq, sistemi patriot nuk mund të bëjë asgjë.

Bundeswehr-i do të marrë pjesë me dy skuadrone në këtë mision, që drejtohet nga komandanti i Nato-s në Europë. Për këtë nevojiten 170 ushtarë. Numrin prej 400 ushtarësh, të cilin e parashikon mandati, ministri i Mbrojtjes e argumenton me nevojën për forca shtesë për mbështetjen e misionit dhe për logjistikë. Përveç kësaj Bundeswehr-i merr pjesë në mbikqyrjen e hapësirës ajrore me avionë zbulimi të Nato-s AWACS-. 25 milionë euro do të kushtojë misioni patriot, që është i kufizuar deri me 31 janar 2014.

Parlamenti duhet të japë aprovimin

Ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maizière

Ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maizière

Para debatit në Bundestag disa politikanë shprehën dyshimin, që Bundeswehr-i mund të jetë i përfshirë pa dëshirë në luftën civile siriane -për shembull nga një sulm i qëllimshëm nga ana siriane si akt provokimi. Politikani i të Gjelbërve, Omid Nouripour, mendon që Bundeswehr-i nuk duhet vendosur shumë pranë kufirit turko-sirian. Partia e Majtë e refuzon parimisht misionin: "Eshtë fare çmenduri, që të dërgosh 400 ushtarë gjermanë në mes të konfliktit në Lindjen e Mesme. Konflikti mund të kthehet në çdo moment në një luftë rajonale", kritikon zëvendëskryetari i fraksionit Jan van Aken.

Qeveria gjermane nuk i ka bërë akoma të ditura vendndodhjet e sakta në Turqi. Në tekstin e mandatit gjendet vetëm direktiva, që mbrojtja ajrore gjermane nuk do të "veprojë në hapësirën siriane." Shumicës së deputetëve i mjafton kjo. Miratimi i Bundestagut konsiderohet i sigurt.