1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bundeswehri dërgon njësi speciale në Kosovë

Për shkak të tensioneve të vazhdueshme ushtria gjermane dërgon sërish një njësi speciale në Kosovë. Ajo do të zëvendësojë në fillim të tetorit një batalion italian.

Forca e përbashkët gjermano-austriake e cila njihet ndryshe edhe si Trupa Operative Rezervë (ORF), në përbërje të së cilës janë rreth 700 ushtarë është kërkuar nga forca paqëruajëtse ndërkomëbtare KFOR e cila drejtohet nga NATO. Kështu ka njoftuar komanda e operacioneve të Bundeswehrit në Potsdam. Njësia do të zëvendësojë në fillim të tetorit një batalion italian i cili sipas planit përfundon misionine tij.

Një ushtar gjerman në Kosovë

Një ushtar gjerman në Kosovë

Sipas një raporti të revistës gjermane "Der Spiegel", kjo është hera e tretë gjatë këtij viti që ushtarët gjemanë dhe austriakë nisen në drejtim të Kosovës. Qeveria gjermane kishte rënë dakord për të "mbështetur sa më mirë që të jetë e mundshme vazhdimin me sukses të operacionit dhe një stabilizim të mëtejshëm dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës", citon revista nga një letër që Komanda e Operacioneve të Bundeswehrit i ka drejtuar anëtarëve të zgjedhur të Bundestagut.

Tensionet vazhdojnë

Në ish krahinën e Kosovës megjithë praninë e rreth 5600 ushtarëve të KFOR-it ka tensione të konsiderueshme në mes të minoritetit serb në veri dhe qeverisë së dominuar nga shqiptarët. Pas zgjedhjeve në Serbi në fillim të verës, nga të cilat fitimtare dolën forcat nacionaliste, në muajt e ardhshëm ekziston sërish mundësia reale për përkeqësimin e situatës, thuhet në Komandën Operacionale të Bundeswehrit. NATO e vlerëson situatën si “të brishtë” sidomos në zonën kufitare me Serbinë.

Barrikada serbe në veri të Kosovës (Gusht 2011)

Barrikada serbe në veri të Kosovës (Gusht 2011)

Pakica serbe në veri të Kosovës ka bllokuar regullisht në të kaluarën njësitë e KFOR-it , ka ngritur postblloqe dhe rrugëkalime ilegale të kufirit. KFOR-i përkundër përpjekjeve të shumta nuk ka pasur sukses, për të vepruar kundër tyre.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Kosova nga shtatori do të ketë pavarësi pa kufizime. Këtë e ka vendosur në korrik 2012 në Vjenë i ashtuquajturi "Grupi Ndërkombëtar Drejtues (GND)". Në këtë grup bëjnë pjesë 23 shtete të BE-së si dhe SHBA dhe Turqia. Para katër vjetësh e gjysmë Kosova pati shpallur pavarësinë nga Serbia. Në atë kohë bashkësia ndërkombëtare pati pranuar disa të drejta vendimmarrje dhe kontrolli, të cilat pas vendimit të GND-së nuk do të ekzistojnë më.

Në foto, Martti Ahtisaari

Në foto, Martti Ahtisaari

Koncepti i pavarësisë së mbikqyrur ishte ide e ish ndërmjetësuesit për Kosovën Marti Ahtisaari. Kosova ka shallur më 17 Shkurt 2008 pavarësinë e saj nga Serbia. Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën ende si një krahinë autonome të saj. Vendi i tij në asnjë rrethanë, as në mënyrë eksplicite as në mënyrë të heshtur nuk do të njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, deklaroi kryeministri i ri i Serbisë Ivica Daçiq të martën (21.08.2012) në Nju Jork. Para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ai bëri thirrje që Kosova mos të pranohet si anëtare në organizatat ndërkombëtare.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se, megjithatë Kosova tashmë është njohur nga pothuajse gjysma e vendeve anëtare të OKB-së dhe se integriteti territorial i saj kurrë nuk do të vihet në pikëpyetje. Që nga viti 2009, vendi është edhe anëtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar.