1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundesveri nën trysni - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Guttenberg bën të ditur hetimin e akuzave për rebelim

21 Janar 2011

Rebelimi i supozuar në anijen "Gorch Fock" dhe rasti i pasqaruar i vdekjes së një ushtari në Afganistan e kanë vënë nën presion Guttenbergun. Ai nuk pranon akuzën e fshehjes.

https://p.dw.com/p/100X5
Karl-Theodor zu Guttenberg (CSU) para mediave bën të qartë hetimin e rasteveFotografi: picture alliance/dpa

Lidhur me zërat për rebelim dhe rasteve të keqtrajtimit në anijen mësimore të lundrimit "Gorch Fock" ministri gjerman i Mbrojtjes, ka bërë të ditur hetimin e plotë të rastit dhe ka bërë të qartë se do ketë pasoja të drejtpërdrejta, në rast se akuzat për keqtrajtim brenda Bundesverit do të vërtettohen. Por fillimisht ai ka kërkuar që të priten rezultatet e hetimeve. Guttenberg ka hedhur gjithashtu poshtë akuzat për mbulim të rastit.

Rasti i kadetes në anijen "Gorch Fock"

Të enjten udhëheqja e Bundesverit gjerman u desh të mbrohet kundër akuzave të mbulimit të skandalit në anijen mësimore të lundrimit "Gorch Fock". Informacione lidhur me akuzat kundër oficerëve në "Gorch Fock" priten të vijnë prej një ekipi hetuesish, i cili do të zbardhë edhe rrethanat pas vdekjes së një kadeteje për oficere nëntorin e kaluar. Në nëntorin e vitit të kaluar një kadete për oficere ra në kuvertë nga takelazhi ku zhvilloheshin punimet dhe më pas ndërroi jetë. Pas kësaj kadetë të tjerë kanë refuzuar vazhdimin e punimeve në takelazh. Drejtuesit e ekuipazhit ngritën akuzën e rebelimit kundër kadetëve.

Deutschland Schulschiff Gorch Fock fährt nach Südamerika Flash-Galerie
"Gorch Fock" anija mësimore e lundrimitFotografi: AP

"Nuk ka pasur rebelim"

Këtë akuzë një zëdhënës i marinës gjermane e cilësoi si të "ekzagjeruar dhe të gabuar". Kjo do të thoshte që i gjithë ekipi është ngritur kundër, ka thënë ai. Nuk ka ndodhur kështu, u shpreh kapiteni i fregatës Achim Winkler për agjencine e lajmeve dpa. Edhe eksperti i mbrojtjes nga socialdemokratët Rainer Arnold ka thënë se nuk ka pasur rebelim.

Schiff Gorch Fock 2 II
Anija Gorch Fock ndërpreu udhëtimin për të marrë hetuesit në bordFotografi: picture-alliance/dpa

Anija "Gorch Fock" që gjendej në lundrim rreth globit, ka ndërprerë udhëtimin e saj në Amerikën e Jugut, me qëllim të marrjes së hetuesve në bord. Ata duhet të sqarojnë rastin e akuzave të ushtarëve kundër instruktorët e tyre për trysni masive deri në detyrim në lidhje me punimet në takelazh, dhe kundërakuzat e oficerëve.

Edhe për rastin e vrasjes së një ushtari në Afganistan, ministri Guttenberg ndodhet në kritikë për politikën e informacionit brenda strukturave të tij. Raportohet se prokuroria e ka marrë në dorë rastin tragjik të vdekjes së një 21 vjeçari në Afganistan. Gutteberg i ka thënë gazetës "Süddeutsche Zeitung" se ushtari ka gjasa që është vrarë nga një e shtënë e një kolegu të tij. Kjo në kohën kur në çadër disa ushtarë po zbërthenin armët. Fillimisht Bundesveri kishte bërë të ditur se ushtari ishte gjetur i plagosur në një nga vendqëndrimet rojë në terren. Më vonë u tha se gjatë pastrimit arm i ishte shkrepur pa dashje.

AG/Arapi

Redaktoi: Auron Dodi