1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Bundestagu në shënjestër të hetuesve amerikanë?

A kërcënohen anëtarët e Bundestagut me arrestim në SHBA, në qoftë se ata pyesin Edward Snowden në komisionin hetimor për NSA-në? Një opinion ligjor paralajmëron se ata nuk janë të mbrojtur nga imuniteti i tyre.

Foto simbolike NSA

NSA kontrollon?!

Komisioni hetimor i Bundestagut gjerman për hetimin e spiunazhit të NSA-së mund ende të ketë pasoja ligjore - domethënë, për anëtarët që ndodhen në këtë komision: ata mund të përballen me arrestim dhe ndjekje penale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç raporton "Spiegel Online" një firmë ligjore amerikane ka dalur me këtë konkludim me një opinion ligjor për qeverinë gjermane.

Edward Snowden

Edward Snowden

Avokati Jeffrey Harris shkruan në të se në SHBA konsiderohet vepër penale nëse Edward Snowden do të detyrohet nga komisioni që të zbulojë informacione sekrete të NSA-së. Kjo mund të paktën të cilësohet si vjedhje e pronës intelektuale bile ndoshta edhe si një konspiracion. Në këtë mënyrë deputetë gjermanë pavarësisht imunitetit të tyre kërcënohen me arrestim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan më tej jursiti Harris. Sipas "Spiegel Online" qeveria gjermane do t'i dorëzojë komisionit opinionin ligjor këtë të premte.

Të Gjelbrit kërcënojnë me padi

Është e parëndësishme, sipas Harris, se ku do të mirret në pyetje Snowden. Ish-punonjësi i shërbimit të fshehtë amerikan NSA aktualisht po qëndron në Rusi. Sipas hulumtimeve të NDR, WDR dhe "Süddeutsche Zeitung" qeveria federale gjermane është kundër që ai të ftohet si dëshmitar para komisionit hetimor në Berlin. Kjo do të rrezikonte në masë të konsiderueshme interesat e jashtme dhe të sigurisë të Republikës Federale thuhet në një deklaratë për komisionin.

Hans-Christian Ströbele

Ekologjistët kërcënojnë

Të Gjelbrit njoftuan se nëse është e nevojshme do të shkohet deri në Gjykatën Kushtetuese Federale për të realizuar një ftesë për Snowden. Kryetari i Komisionit Hetimor, Patrick Sensburg (CDU), megjithatë u shpreh kundër marrjes një pyetje të Snowden përmes një videokonference. Është e mundur që komisioni të udhëtoj për në Moskë, tha ai për gazetën "Bild am Sonntag".

Merkel për vizitë pune te Obama

Afera e NSA-së mund të luajë një rol të rëndësishëm edhe gjatë vizitës së kancelares Angela Merkel këtë të premte në Uashington. Programet e spiunazhit të NSA-së "natyrisht" që kanë qenë një "pikë e diskutimit" në mes të Obama-s dhe Merkel-it në të kaluarën dhe mund të jenë edhe këtë herë, tha zëdhënësi i presidenti amerikan Barack Obama, Jay Carney.

Senatori republikan Jeff Sessions u bëri thirrje gjermanëve për të kapërcyer zhgënjimin në lidhje me aferën e NSA-së. "Ne duhet të tejkalojmë atë", tha ai. Siç duket Session i përket një grupi të senatorëve të cilët ishin të ftuar të enjten në darkë me Merkel.

Esat Ahmeti (afp, dpa,rtr)