1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bundestagu kërkon të ndalojë azilkërkuesit nga Ballkani

Qeveria gjermane do të shpallë si vende të sigurta origjine Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën, në mënyrë që të prandalohet fluksi i azilkërkuesve. Kjo lëvizje kritikohet nga opozita.

Pasaporta boshnjake dhe serbe

Me një ligj të ri koalicioni CDU/CSU dhe SPD duan të shpallin si vende të sigurta origjine Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën, në mënyrë që të prandalohet fluksi i azilkërkuesve. Autoriteti përgjegjës, Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatët, do të ketë më të lehtë më pas të kontrollojë aplikimet e panevojshme. Aplikantët, pjesa më e madhe e të cilëve janë romë dhe sinti, duhet të provojnë kërkesën e tyre, në të kundërt deportohen. Kundër vendimit brenda javës mund të ngrihet një padi në gjykatë. Deri tani vende të sigurta origjine konsiderohen vendet e Bashkimit Europian, Gana dhe Senegali.

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière e arsyeton këtë ligj me rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina që pas liberalizimit të vizave me këto vende në vitet 2009 dhe 2010. Që prej atëherë një të katërtat e kërkesave për azil vijnë nga këto vende. Ka të bëjë me emigrimin për shkak të varfërisë dhe jo për arsye politike. Prandaj duhet të ketë një politikë azili përgjegjëse. "Gatishmëria për të pritur njerëzit, që karakteriozon shoqërinë tonë, duhet të jetë për ata, që kanë më të vërtetë nevojë për mbrojtje", iu përgjigj ministri kritikave të opozitës dhe organizatave humanitare.

Unioni: Edhe Shqipëria e Mali i Zi janë të sigurtë

Gjermania është vendi i BE, që merr pjesën më të madhe të refugjatëve, që i ikin luftës civile në Siri. Ndërkohë nga tre vendet e Ballkanit perëndimor vitin e shkuar pati 22 mijë kërkesa për azil, prej të cilave vetëm 60 u pranuan, ndërsa 82 të tjera janë ende në shqyrtim nga gjykata.

Ish shefja e të Gjelbërve Claudia Roth i sugjeroi qeverisë të mos përziente refugjatët nga vendet e Ballkanit me ata nga Siria. Të Majtët dhe të Gjelbrit kritikojnë ashpërsimin e ligjit për azil, por për shkak të numrave më të pakët në Bundestag nuk kanë shanse për të ndaluar ligjin. Por Ministri i Brendshëm de Maizìere do të shkojë më tej, duke futur në listën e vendeve të sigurta edhe Shqipërinë e Malin e Zi. Kjo kërkesë mbështetët nga fraksioni i Unionit, por deri tani është kundërshtuar nga partneri i koalicionit SPD.

Të Gjelbrit dhe të Majtët akuzojnë qeverinë se po pranon shkeljen e të drejtave të njerit në këto vende. Qeveria nuk ka përdorur gjithë burimet e mundshme për të ulur diskriminimin, me të cilin përballen më shumë romët dhe sintit.

Ata përbëjnë pjesën më të madhe të azilkërkuesve, por sipas një studimi të universitetit të Lajpcigut ata nuk pranohen nga popullata gjermane. Rreth 50% e të pyeturve thoshin se romët dhe sintit duhet të ndaloheshin të hynin në qytet, ndërsa 55% nuk ndihem mirë, kur në zonën e tyre ka romë dhe sinti.

E Majta: "Anti-ciganizëm i shfrenuar"

Zëdhënësja e politikave të brendshme e të Majtës, Ulla Jelpke, flet për një „anti-ciganizëm të shfrenuar“, që është ushyqer edhe nga debati për abuzimet në kërkesat për azil. Ky debat është udhëhequr mbi të gjitha nga partitë e unionit. Por Gjermania mban një përgjegjësi historike për romët dhe sinitit, të cilët u përndoqën dhunshëm në kohën e nazizmit. Politikania e të gjelbërve Luise Amtsberg bën me faj qeverinë për ‚klimën e helamtisur‘. Ajo ka frikë se kërkesat, që do të vijnë nga këto vende nuk do të provohen më dhe do të refuzohen menjëherë. Të kundërtën mendon politikani i socialdemokratëve Rüdiger Veit, i cili thotë se autoritetet përgjegjëse do të ofrojnë mbrojtje për ata, që kanë vërtetet nevojë.

Qeveria mbrohet me faktin se të tre këto vende janë konsideruar si vende të sigurta edhe nga fqinjët e Gjermanisë si Franca, Belgjika, Luksemburgu, Austria dhe Zvicra. Në të njëjtin ligj, ku do të parandalohen kërkesat për azil nga vendet e Ballkanit, qeveria do të përmirësojë edhe kërkimin e një vendi pune për azilkërkuesit. Pas tre muajsh qendrim ata do të jenë gati për një vend pune. Deri tani kjo kohë pritjeje ishte 9 muaj. Pas tre muajsh atë, që përfitojnë azil, nuk do të rrijnë më të mbyllur, theksoi ministri de Maizière.