1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Bundestagu gjerman: Dritë e gjelbër për marrëveshjen e Lisbonës

Me shumicë dy të tretash parlamenti gjerman miratoi marrëveshjen e Lisbonës për refomën e Bashkimit Evropian. Kundër votoi grupi parlamentar i partisë së majtë.

Kancelarja Angela Merkel, duke votuar në Bundestag për marrëveshjen e Lisbonës

Kancelarja Angela Merkel, duke votuar në Bundestag për marrëveshjen e Lisbonës

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryetari i partisë sociademokrate, Kurt Beck, e vlerësuan të ashtuquajturën kontratë të Lisbonës si bazament të fuqishëm për zhvillimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian. Në hapje të debatit përfundimtar në Bundestag të dy vunë në dukje se marrëveshja siguron aftësinë vendimmarrëse dhe vepruese të 27 vendeve anëtare. Edhe sa u takon aspekteve ekonomike dhe sociale projekti është i dobishëm për Gjermaninë dhe Evropën, tha Merkel.

"Marrëveshja e Lisbonës është fitimprurëse për Gjermaninë. Vlera e saj është shumë e lartë. Për këtë unë shoh me kënaqësi përparimin me ritme të shpejta të procesit të ratifikimit edhe në vendet e tjera anëtare. Unë jam optimiste se marrëveshja do të hyjë në fuqi më 1 janar." - theksoi kancelarja.

Kryetari i socialdemokratëve Kurt Beck tha se marrëveshja e Lisbonës nuk duhet të jetë etapa përfundimtare për Evropën. Objektiv mbetet një kushtetutë e përbashkët dhe një kartë e të drejtave themelore që mbështetet nga të gjithë anëtarët.

Qëndrime unike në shumë situata konfliktesh në botë

Lidhur me politikën e jashtme të BE-së Beck u shpreh: "Dua të nënvizoj se të gjithë urojmë që kjo bashkësi europiane të forcohet edhe më tej në veprimin dhe efektivitetin e saj në politikën e jashtme. Dhe ajo mund të forcohet vetëm nëse jemi të bashkuar edhe brenda. Për këtë është e rëndësishme të ritheksojmë vlerat e përbashkëta dhe të kemi qëndrime unike në shumë situata konfliktesh në botë. Për këtë nuk jemi në fund të një procesi por keme të bëjmë me një fillim të ri të tij, kemi hapur mundësi të reja." tha kryetari i socialdemokratëve gjermanë Kurt Beck.

Procesi i ratifikimit të marrëveshjes së Lisbonës në Gjermani përfundon pas miratimit të saj edhe nga Bundesrat-i më 23 maj. Deri tani marrëveshja është ratifikuar nga nëntë prej 27 anëtarëve të BE-së.

  • Data 24.04.2008
  • Autor Eliana Xhani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dnzh
  • Data 24.04.2008
  • Autor Eliana Xhani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dnzh