1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bundestagu debaton në lidhje me avionin pa pilot Euro Hawk

Një komision hetimor ka sqaruar shkaqet e dështimit të projektit të avionit pa pilot Euro Hawk. Tani parlamenti diskuton për rezultatet. Për shkak të fushatës zgjedhore vlerësimet janë të ndryshme.

Avioni zbulues i telekomanduar Euro Hawk ka qenë për shumë vite një projekt model i Bundeswehr-it. Derisa në pranverën e vitit 2013 u bë e qartë se avioni nuk kishte leje për hapësirën ajrore gjermane. Ministria e Mbrojtjes do të duhej të investonte rreth një gjysmë miliardi euro më shumë për të marrë miratimin. Por edhe atëherë leja nuk do të ishte e sigurtë. Atëherë ministri i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere (CDU), e ndërpreu projektin, pasi ishin investuar ndërkohë 660 milionë.

Që atëherë partitë në koalicionin qeverisës kristiandemokrate/kristiansociale dhe loberal-demokrate (CDU/CSU dhe FDP) grinden me opozitën e përberë nga partia socialdemokrate (SPD), partia "Të Gjelbrit" dhe "E Majta". Ata duan të dinë, se që kur kanë qenë të njohura problemet me lejen dhe kush mban përgjegjësinë për shpenzimin e një gjysmë miliardi euro të taksapaguesve. Projekti është iniciuar nga qeveria e mëparshme e socialdemokratëve dhe ekologjistëve. Sqarim në këtë çështje duhet të sillte një komision hetimor gjatë pushimeve të verës. Brenda pak javëve janë marrë në pyetje 18 dëshmitarë, ndër ta edhe ministri i Mbrojtjes Maizière dhe janë studiuar rreth 1500 dosje. Rezultatet e komisionit diskutohen këtë të hënë (02.09.2013) në parlament.

Përfaqësuesi socialdemokrat në komisionin Rainer Arnold bën fajtor ministrin De Maiziere

Përfaqësuesi socialdemokrat në komisionin Rainer Arnold bën fajtor ministrin De Maiziere

Kush e ka fajin

Eshtë dëshmuar shumë qartë se ministri nuk është aq i saktë me të vërtetën", tha përfaqësuesi socialdemokrat në komisionin hetimor, Rainer Arnold. Ka dokumente, që dëshmojnë qartë, se ministri e ka gënjyer parlamentin dhe opinionin publik. Arnold aludon në lidhje me deklaratat e de Maiziere dhe sekretarit të tij Stéphane Beemelmanns në komisionin hetimor.

Ministri i Mbrojtjes ka këmbëngulur gjithmonë se është informuar më 13 maj 2013 nga i besuari i tij Beemelmanns për probleme serioze me Euro Hawk. Edhe pse ai kishte qenë në dijeni për vështirësitë, ato i ishin paraqitur atij si të zgjidhshme. Beemelmanns mori mbi vete përgjegjësinë para komisionit hetimor dhe konfirmoi se nuk e kishte vënë në dijeni shefin e tij para 13 majit për përmasat e problemeve me projektin. Politikani i CDU-së de Maiziere e miratoi pastaj ndalimin e projektit për avionin pa pilot.

Edhe sikur kjo të jetë e vërteta, ajo nuk e shkarkon nga faji ministrin, tha politikani socialdemokrat Arnold në radion Deutschlandfunk. "Sekretari i Shtetit duhet të informojë ministrin e tij, por një ministër ka gjithashtu detyrimet e tij. Ai duhet të informohet vetë për rrethanat dhe projektet, sidomos kur është fjala për gjëra kaq të shtrenjta dhe komplekse si Euro Hawk." Partitë opozitare pas përfundimit të komisionit hetimor janë të mendimit se ministri i Mbrojtjes de Maiziere është përgjegjës për shpërdorimin e miliona parave të taksapaguesve dhe për këtë arsye duhet të japë dorëheqjen nga posti.

Joachim Spatz, përfaqësuesi i FDP-së në komision thotë se mushkonja bëhet elefant.

Joachim Spatz, përfaqësuesi i FDP-së në komision thotë se mushkonja bëhet elefant.

Nga ana tjetër partitë e koalicionit në vlerësimin e tyre i konsiderojnë krejtësisht të kapërcyera akuzat kundër de Maiziere. CDU/CSU dhe FDP akuzojnë qeverinë e mëparshme të kancelarit socialdemokrat Gerhard Schrëder (SPD), se ajo ka neglizhuar me rreziqet e projektit të armatimit.

"Qeveria e mëparshme pati vendosur t'i kushtojë vemendje vetëm aspekteve teknike të Euro Hawk-ut", tha për Deutsche Wellen Joachim Spatz, përfaqësuesi i FDP-së në komision. "Me këtë i është hyrë rrezikut duke patur një produkt, që funksionon teknikisht, por që ka probleme ligjore". Tani para zgjedhjeve parlamentare të 22 shtatorit opozita do ta shfrytëzojë projektin e dështuar Euro Hawk, për të dëmtuar kryeministrin dhe qeverinë. "Këtu nuk mund të thuhet se bëhet mushkonja elefant, sepse këtu nuk ka as mushkonjë."

Pak ndikim në zgjedhje

Thomas Petersen punon prej vitesh në institutin e hulumtimit të opinionit Allensbach si drejtues projekti për opinionin mbi zgjedhjet. Për të nuk është çudi që partitë në Bundestag ta interpretojnë secila në mënyrën e vet projektin e dështuar. "Do të ishte e çuditshme, po të mos ndodhte kështu. Natyrisht kjo është një temë, të cilën përpiqen ta shfrytëzojnë për vete të gjitha palët në fushatë", thotë ai për DW.

Megjithatë hulumtuesi dyshon se ndonjë nga palët do të arrijë të përfitojë prej saj në fushatën zgjedhore: "Unë jam mjaft i sigurtë se nuk do të ketë ndikim të madh në sjelljen e votuesve. Sepse tema të tilla janë shumë abstrakte dhe shumë të komplikurara, për të influencuar mendimin e popullatës."