1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Bundesliga para një sezoni të ri rekord

40 ditë pas finales të Kampionatit Botëror të premten (20.08.2010) nis sezoni i ri i Bundesligës. Favorit është përsëri Bajerni i Mynihut. Tifozët gëzohen për yjet e rinj të sportit.

default

"Ne jemi më të mirët e Gjermanisë ", konstatoi traineri i Bajernit të Mynihut, Louis van Gaal, nga ballkoni i bashkisë së Mynihut në fundin e sezonit të kaluar, pasi Mynihu ia doli në mënyrë perfekte të fitojë si kampionatin ashtu edhe kupën. Kampioni rekord konsiderohet edhe për këtë sezon të bundesligës si favoriti kryesor për titullin, pavarësisht se traineri i Verder Bremenit, Thomas Schaaf, argumenton: "Gjithmonë ndodh e njëjta gjë, ai që në fund kryeson del kampion." Në merkaton e transferimeve Bajerni ndryshe nga konkurrentët nuk ka qenë aktiv, megjithatë ekipi përbëhet nga lojtarë mjaft të mirë. "Ne kemi një ekip të mirë", thekson mbrojtësi i kombëtares Philipp Lahm. "Në fund të sezonit të kaluar pamë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë ne në futboll. E tek kjo përvojë duhet të mbështetemi", bën thirrje Lahm.

FC Bajern me probleme

Franz Beckenbauer Bayern München

Megjithatë Bajerni e nis me probleme këtë sezon. Superstari holandez Arjen Robben mungon të paktën dy muaj për shkak dëmtimit të një muskuli. Ndërkohë që në Francë zhvillohen hetime kundër Franck Ribery-së për shkak të një afere seksi. "Ne nuk duhet të flasim vetëm për Franck-un, apo për Arjen-in", vë në dukje kapiteni Mark van Bommel. "Ne jemi një superekip. Dhe nëse ne luajmë futboll së bashku, atëherë ne mundemi t'ia dalim mjaft mirë. Vetëm kjo është e rëndësishme."

Edhe klubet e tjera aspirojnë për titullin

Edhe Verder Bremeni do ta thotë fjalën e vet në luftën për titull. I treti në renditje në sezonin e kaluar. I ri është edhe Marko Arnautovic, i cili për disa kohë kaloi tek Interi. Për gola do të tregojë kujdes peruani Claudio Pizarro.

Michael Ballack Leverkusen Simferopol

Ballack kthehet te Bayeri i Leverkusenit

Superstari Michael Ballack është shpresa e skuadrës së tij për titullin kampion. 33 vjeçari u kthye nga skuadra e Çellsit tel ekipi i Leverkusenit pranë Rinit dhe do të përfundojë karrierën e tij tek klubi i tij i vjetër. Ballack dhe lojtari Hanno Ballitsch i Hanoverit do të lëvizin fijet në mesfushë. Si sulmues shpresat janë varur tek Stefan Kießling dhe Patrick Helmes.

Fitimtarë me traditë

Mjaft premtues janë emrat e dy ekipeve të kualifikuara për këtë sezon FC Kaiserslautern dhe FC St. Pauli. Të dy klubet ofrojnë traditë dhe stadiume me atmosferë. Protagonistët e Hamburgut duan të sigurojnë në plan afatgjatë një vend në Bundesligë, qëllimi i afërt është qëndrimi në kategorinë e parë. Për këtë do të ndihmojë Gerald Asamoah. 43 herë lojtar i kombëtares ka arritur në 279 ndeshje të ligës 44 gola. Edhe lojtari i kombëtare peruane erdhi pranë Elbës, Carlos Zambrano. Si e përballon Hamburgu zhgënjimin për dështimin në sezonin e shkuar? Vendi i shtatë në Bundeligë, dalja nga gjysmëfinalja e Ligës së Evropës dhe dështimi i hershëm për Kupën e Gjermanisë duhet të jenë lënë pas. Të rinj në këtë ekip janë Heiko Wetsermann i Shalkes dhe portieri Jaroslav Drobny i Hertas. Sulmuesit janë shpresëdhënës: Mladen Petric, Paolo Guerrero dhe Ruud van Nistelroy. 

Bundesliga në bum

Pjesëmarrësit në Bundesligë këtë sezon mund të llogarisin me stadiumet plot e përplot. Shitja e biletave ka qenë në nivel rekord. 12 klube nga 18 gjithsej janë përgatitur paraprakisht për shitjen e biletave. Gjithsej janë shitur gati 460.000 bileta duke e tejkaluar me 10.000 numrin e shitjeve krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Edhe sa u përket sponzorimeve për fanellat bumi vazhdon. Volumi i të ardhurave të klubeve është rreth 131,5 milionë euro. Rekordi i deritanishëm nga sezoni i mëparshëm nuk u arrit vetëm për pak me një diferencë prej vetëm 100.000 eurosh. As që duken gjurmë nga kriza financiare.

Autor: Arnulf Boettcher/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM