1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bunacë nga e cila përfiton Janukoviçi

Vonesat janë në favor të presidentit Janukoviç. Ai dhe qeveria e tij do të kenë më shumë kohë për të vënë protestat nën kontroll dhe për t'i shpërndarë ato me forcë.

Leonid Kravçuk foli qartë. Në Ukrainë ka kryengritje dhe struktura paralele pushteti. "Vendi është në prag të një lufte civile," tha 80-vjeçari, i cili ishte fillim të viteve 1990, presidenti i parë i Ukrainës së pavarur. Për ta parandaluar këtë, duhet një plan konkret, tha Kravchuk në takimin e posaçëm të parlamentin ukrainas të mërkurën (29.01.2014). Ai dhe pasardhësi i tij Leonid Kuçma janë të gatshëm për t'ua shpjeguar këtë plan njerëzve në rrugë dhe të sigurt se ata do t'i ndjekin.

Ukraine Ex-Präsident Leonid Kravchuk redet im Parlament in Kiew

Leonid Kravçukduke folur në parlament

Grindje rreth ligjit për amnisti

Por deri sa të ndodhë kjo do të duhet kohë, sepse parlamenti i mbledhur të mërkurën nuk arriti për orë të tëra të binte dakord për të miratuar shpejt ligjin mbi amnistinë për protestuesit e opozitës.Takimi i veçantë në Kiev u ndërpre në mënyrë të përsëritur për konsultime. Për këtë arsye dhjetra aktivistë mbeten në paraburgim.

Përfaqësuesit e partive opozitare kërkojnë një amnisti të plotë për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në protestat kundër qeverisë dhe presidentit Viktor Janukoviç. Shumica qeverisëse do ta kufizojnë kohën e amnistisë që ajo të vlejë vetëm për ata që tërhiqen nga rrugët.

Opozita largohet nga ministria

Pas dorëheqjes së kryeministrit Mykola Azarov dhe anulimit të shpejtë të martën (28.01) të ligjeve të diskutueshme për të drejtën për të demonstruar, protestuesit u larguan sot nga Ministria e Bujqësisë që mbanin të pushtuar. Presidenti Janukoviç do që ata të largohen nga të gjitha ndërtesat e administratës shtetërore. Por kjo mund të jetë e vështirë, sepse politikanët e opozitës nuk e kanë një pjesë të protestuesve nën kontroll .

Një zgjidhje të shpejtë të krizës politike mbetet për këtë arsye ende larg. Në lidhje me kërkesën kryesore të protestuesve - zgjedhjet e reja - nuk është negociuar ende. Edhe miratimi i një amendamenti kushtetues në favor të një demokracie parlamentare-presidenciale ka të ngjarë që do të zgjasë edhe disa ditë e javë .

Këto shtyrje janë në favor të presidentit Janukoviç. Ai dhe qeveria e tij do të kenë më shumë kohë për të vënë protestat nën kontroll dhe për t'i shpërndarë ato me forcë. Në zonën e ndërtesave qveritare në Kiev po shtohen autoblindat dhe policët. Nga lindja dhe jugu i Ukrainës njoftohet se para ndërtesave të organeve të qeverisjes lokale po vendosen blloqe betoni për t'u mbrojtur nga sulmet e opozitës. Po ashtu njoftohet se vazhdojnë të arrestohen edhe aktivistë të tjerë.

Ashton në Kiev

Pas vizitës së komisionerit të BE-së Stefan Füle në Kiev gjendet tani edhe Catherine Ashton si dhe europarlamentarë si Elmar Brok (CDU) që po zhvillojnë takime me qeverinë dhe me opozitën.

Duket se BE-ja do të negociojë për një zgjidhje paqësore të krizës, por pa shumë zhurmë. Një konfirmim për këtë nuk ka. Në të kundërt me BE-në Rusia po qëndron të paktën zyrtarisht e përmbajtur. Që nga kriza, në Kiev nuk ka qenë për vizitë asnjë politikan i lartë rus.

Nga ana tjetër demonstruesit në Kiev janë ende të vendosur që megjithë ngricën të vazhdojnë të rrinë në barrikada deri sa presidenti të japë dorëheqjen, sepse nuk u besojnë politikanëve të opozitës. Edhe pse tani nuk dëgjohen krisma e të shtëna, sërish gjendja mund të plasë.