1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bullgarja Zheleva heq dorë nga posti i Komisares

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Rumjana Zheleva ka tërhequr kandidaturën e saj për Komisionere në Komisionin Evropian. 40 vjeçarja Zheleva ka ofruar dorëheqjen edhe nga posti i ministres së Jashtme.

Bullgarja Zheleva heq dorë nga posti i Komisares së BE-së dhe i ministres së Jashtme të Bullgarisë.

Bullgarja Zheleva heq dorë nga posti i Komisares së BE-së dhe i ministres së Jashtme të Bullgarisë.

Shkaku i tërheqjes së Zhelevës ishin kritikat e shumta që u dëgjuan këto ditë në Parlamentin Evropian për shkak se ajo nuk e ka thënë të vërtetën lidhur me pasuritë e saj. Por anëtarët e Komisionit të PE-së kanë shprehur dyshime edhe në aftësitë e saj për të ushtruar detyrën e komisioneres për ndihma humanitare.

Reagimi me shkrim i Presidentit të Komisionit Evropian José Manuel Barroso ishte shumë i shkurtër. As zëdhënësi i tij Amadeu Altafaj, nuk foli shumë para gazetarëve për qëndrimet e Barrosos, lidhur me tërheqjen e kandidates nga Bullgaria. „Presidenti Barroso është informuar me vendimin e zonjës Zheleva për tërheqjen e kandidaturës për postin e komisioneres. Fjala është për një vendim personal të zonjës Zheleva, të cilin ai do ta respektojë. Ne jemi njoftuar poashtu me vendimin e kryeministrit të Bullgarisë, zotit Borisov, të cilin ia ka kumtuar edhe Presidentit Barroso, për një kandidate të re për postin e komisioneres. Ajo është zonja Kristalina Georgieva, e cila aktualisht ushtron detyrën e zëvendëspresidentes së Bankës Botërore."

Joseph Daul, Kryetari i grupit parlamentar të kristian demokratëve në Parlamentin Evropian.

Joseph Daul, Kryetari i grupit parlamentar të kristian demokratëve në Parlamentin Evropian.

40 vjeçarja Zheleva ishte kandidate për postin e komisioneres për ndihma humanitare, por gjatë procesit të dëgjimit në Parlamentin Evoropian u vendos nën presione të mëdha. Deputetët kanë shprehur dyshime në kualitetet e saj profesionale për të ushtruar këtë detyrë. Janë shtruar pyetje edhe lidhur me mundësinë që ajo të ketë fshehur të ardhura të tjera të burrit të saj, i cili merret me biznes. Lidhur me këtë, socialisti Michael Cashman, gjatë procesit të dëgjimit në PE shtroi disa pyetje. „A mungon edhe diçka tjetër në kumtesën e kodeksit për komisionerë, të cilin e keni nënshkruar edhe ju dhe që ka të bëjë me interesat tuaja? A ka edhe diçka që tani mund ta deklaroni para komisionit? Dhe a ka interesa të tjera të mëparshme biznesi, mbi të cilat ju deri tani nuk keni thënë asgjë?“

Përgjigja e Zhelevës në këto pyetje ishte shumë e qartë: "Të gjitha spekulimet dhe pohimet kundër bashkëshortit tim janë të pabaza. Mendoj se tani mund të përqëndrohemi tek tema e vërtetë e këtij dëgjimi."

Parlamenti Evropian në Strazburg.

Parlamenti Evropian në Strazburg.

Mirëpo ajo nuk mundi t'i bindë anëtarët e komisionit. Shërbimi juridik i Parlamentit Evropian ka hetuar kritikat. Ai nuk mundi t'i dëshmojë akuzat, por as të lehtësojë Zhelevën nga kritikat. Është e pamundur të vlerësohet vërtetësia e këtyre pohimeve, u tha. Përderisa kritikët tani mendojnë se janë konfirmuar pohimet e tyre, miqtë kristiandemokratë të Zhelevës në Parlament mendojnë se fjala është vetëm për shpifje politike të kundërshtarëve politikë.

Kryetari i grupit parlamentar, francezi Joseph Daul pohon: „Të gjitha akuzat kundër saj janë dëshmuar si të paqëna. Por zonja Zheleva nuk mund të duronte më shumë dyshimet për nderin dhe sinqeritetin e saj. Mendoj se ajo është viktimë e shpifjeve të ulta politike.“

Barroso tani duhet të takohet me kandidaten e re nga Bullgaria, e cila poashtu duhet tu përgjigjet pyetjeve të Parlamentit Evropian. Mund të ndryshojë madje edhe komisioni që duhet të drejtojë ajo. Votimi në Parlamentin Evropian tani mund të shtyhet për dy javë. Kjo do të thotë se Komisioni i ri nuk mund të fillojë punën me një shkurt, siç ishte planifikuar më parë.

Autor : Christoph Hasselbach / Bahri Cani

Redaktoi : Aida Cama

DW.COM

  • Data 20.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LbRL
  • Data 20.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LbRL