1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bullgaria - vend negociatash për Lindjen e Mesme?

Bullgaria mund të merrte nga Turqia rolin e ndërmjetëses në konfliktin izraelito-palestinez. Shkas për këtë supozim u bënë deklaratat e presidentit izraelit Shimon Peres gjatë vizitës së tij zyrtare në Sofje.

Presidenti i Bullgarisë, Georgi Parvanov mikpriti homologun izraelit, Shimon Peres

Presidenti i Bullgarisë, Georgi Parvanov mikpriti homologun izraelit, Shimon Peres

Planifikimi i gabuar i takimeve është e vetmja pengesë që takimi mes presidentit izraelit dhe atij palestinez nuk ka ndodhur ende, e madje pikërisht në kryeqytetin bullgar Sofje. Kështu u shpreh presidenti izraelit Simon Peres gjatë vizitës së tij në Bullgari të mërkurën më 11 gusht. Është e vërtetë që nuk ka ende asnjë marrëveshje për bisedime direkte, por Peresi ka propozuar Sofjen si vendin ku mund të mbahen bisedimet. Nuk ka "asnjë vend tjetër më të përshtatshëm", tha ai në kryeqytetin bullgar, ku dy javë më parë kishte qenë për vizitë edhe presidenti palestinez, Mahmud Abbas.

Ish -ministri i Jashtëm bullgar dhe ish kryetar i OSBE-së Solomon Passy, i cili ka punuar në heshtje për këtë plan, u shpreh kështu në intervistë me Deutsche Wellen:

"Unë kam folur me të dy presidentët në Sofje. Gjatë takimit tim me Abbasin pata mundësinë të përcjell edhe një mesazh. Një mesazh nga miqtë tanë izraelitë për miqtë tanë palestinezë. Ky ishte: 'Le të flasim direkt me njëri-tjetrin!'"

Bullgaria përcjell mesazhe për bisedimet

Por përse pikërsisht Bullgaria? Salomom Passy shpjegon sfondin e kësaj zgjedhjeje:

"Bullgaria është një mikpritës miqësor. Procesi i paqes ka filluar në Oslo të Norvegjisë, pra në veri. Sipas këtij modeli Bullgaria mund të jetë një mikpritës i mirë, vendi ynë nuk është larg Lindjes së Afërt. Dhe ne kemi parakushte optimale historike për këtë. Bullgaria gjatë Luftës së Dytë Botërore ka shpëtuar hebrenj dhe ky fakt përmendet gjithnjë me falenderim në Izrael. Në kohërat e komunizmit Bullgaria ka ndërtuar marrëdhënëie shumë të mira me palestinezët. Mijëra palestinezë kanë studiuar në Bullgari. Një anëtar i delegacionit të Mahmud Abbasit për shembull, ministri i Punës, është një ish-shoku im i studimeve, i cili edhe sot flet rrjedhshëm bullgarisht."

Edhe presidenti izraelit Simon Peres e lëvdoi disa herë popullin bullgar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky fakt historik ka kontribuar gjithnjë për marrëdhënie të mira bilaterale, edhe gjatë Luftës së Ftohtë. Kësaj i shtohet edhe fakti që mijëra hebrenjtë, të cilët u lejuan të emigrojnë nga Bullgaria për në Izrael në fund të viteve '40 të shekullit të 20-të (me bekimin e pushtetmbajtësve komunistë bullgarë dhe sovjetikë), kanë ruajtuar një raport të mirë me atdheun, në disa raste në pozicione të larta politike në Izrael.

Autor: Alexander Andreev/Eliana Xhani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 13.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OmuR
  • Data 13.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OmuR