1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bullgaria dhe Rusia i japin fund grindjes për tubacionin e gazit

Rusia dhe Bullgaria janë marrë vesh për projektin e gazit South Stream. Të martën kryeministri bullgar Sergei Stanishev negocioi me homologun e tij Putin dhe me presidentin rus Medvedjev për pikat e diskutueshme.

Ne foto: simbol me flamuj bullgare e ruse dhe nje punetor me helmete te verdhe. Teksti: Grindja mes Bullgarisë dhe Rusisë për gazin duket se u qetësua

Grindja mes Bullgarisë dhe Rusisë për gazin duket se u qetësua

Nabuko ofron mundësi për ta marrë me qira tubacionin, South Stream- i është vetëm tubacion gazi

South Stream-i vështrohet në përgjithësi si kundërprojekti i Rusisë ndaj Nabukos. Jo vetëm për arsyen se përmes South Stream gazi rus çohet në vendet e BE-së dhe biles duke anashkaluar Ukrainën dhe Rumaninë.

Në një kohë kur linja e Nabukos e mbështetur nga BE u ofron të gjithë prodhuesve mundësinë, që të marrin me qira infrastrukturën dhe të furnizojnë me gaz, South Streem-i është i konceptuar vetëm si një tubacion ndërkombëtar gazi i Gazpromit.

Blue Stream II dështoi për shkak të Turqisë, e cila kundërshton edhe South Stream

Planet ruse për rrugët e tubacioneve të gazit rus kundërshtohen nga Turqia

Planet ruse për rrugët e tubacioneve të gazit rus kundërshtohen nga Turqia

Ilian Vasilev, ish-ambasador bullgar në Moskë, i cili që prej vitesh është i pranishëm në bisedime, kujton që Moska dhe Gazpromi fillimisht synonin të realizonin projektin Blue Stream II, që do kalonte përmes Turqisë.

„Por në momentin e fundit u konstatua se Turqia nuk ishte e gatshme, që të braktiste pjesëmarrjen e saj në Nabuko për një pjesëmarrje në Blue Stream II. Atëherë u vendos për South Stream dhe për një rrugë direkte përmes Bullgarisë."

Bullgaria merr rol qendror në këtë histori policore gazi

Është planifikuar një tubacion gazi nën Detin e Zi, që të kalojë përmes Bullgarisë dhe Greqisë, Serbisë, Hungarisë dhe Austrisë. South Streem-i nuk refuzohet vetëm nga BE. Edhe Turqia, e cila do të përfitonte nga Nabuko, ka shumë rezerva ndaj projektit rus.

Në këtë histori policore të gazit Bullgaria me përgjegjësinë e saj ka marrë një rol qendror. Si vend anëtar i BE-së Bullgaria në fakt do të duhej të kishte vendosur më parë për Nabukon, aq më tepër që edhe tubacioni i Nabukos do të kalojë nëpër Bullgari. Sofia deri në fund i mbajti të hapura të dyja opsionet, deri sa kryeministri bullgar Sergei Stanishev të martën (28.4.) përfundoi negociatat e South-Streamit në Moskë. Nënshkrimi është planifikuar për mesin e majit.

Atij i parapriu një takim për gazin në Sofje me 28 prilll me pjesëmarrjen e 28 qeverive. Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin, në mënyrë demonstrative nuk erdhi në minutën e fundit. duke lënë të kuptojë se nuk ka interes për Nabukon dhe që pret nga Sofia një vendim të shpejtë në favor të South Stream-it. Edhe presidenti rus Medvedjev të hënën (27.4.) e la kryeministrin bullgar të presë më kot dhe e takoi atë të mërkurën (28.4.), pasi ishte e qartë se Sofia kishte vendosur.

Gazpromi ndjek një politikë këmbëngulëse për interesat ruse

Gazpromi ndjek një politikë këmbëngulëse për interesat ruse

Tensionet bullgaro-ruse bien me porosinë për ndërtimin e centralit bërthamor bullgar nga rusët

Qeveria bullgare përpiqet, që ta shesë me argumenta të ndryshme sa më mirë projektin në opinion. South Streemi është një pjesë e marrëdhënieve të komplikuara bilaterale, të cilat së fundi kanë vuajtur shumë nën tensionet ruso-ukrainase, thuhet në Sofie.

Edhe përpjekja e Gazpromit, për të blerë pjesërisht tubacionet e gazit në tokën bullgare, është refuzuar, mësohet nga kabineti qeveritar bullgar. Sfondin e këtij problemi e shpjegon, Ilian Vassilev:

„Shpenzimet e projektit janë deri tani të panjohura. Megjithatë supozohet se do të arrijnë deri në 24 miliardë euro. Pra Gazpromi është përpjekur t´i ulë shpenzimet dhe në vend që të ndërtojë një tubacion të ri gazi, të përdorë atë bullgar.“

Kryeministri bullgar kthehet në Sofie me një premtim të ëmbël e të hidhur. Vladimir Putini i ka premtuar homologut të tij edhe mbështetje financiare (-fjala është për disa miliarda euro) për ndërtimin e centralit të dytë atomik bullgar në Belene në Danub. Një projekt, ku planikohet të marrë pjesë edhe RWE, që është shumë i diskutueshëm si në Bullgari, ashtu edhe në Gjermani.


Autor: Aleksander Andrejev/ Ina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 29.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HgPu
  • Data 29.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HgPu