1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bullgari: Rrjeta të rrezikshme

19 Tetor 2016

Në brigjet e Bullgarisë ambientalistët kanë regjistruar këtë vit 400 delfinë të ngordhur. Dëshmitarë të heshtur të peshikimit të shfreruar me rrjeta industriale.

https://p.dw.com/p/2RPSY
Symbolbild Fischernetz Netz Fischerei
Fotografi: Fotolia/Gabriele Rohde

Rrjetat janë çarë sërish. Peshkatari Georgi Pejtshev turfullon si dhe kolegët e tij që mendojnë se vrimat në rrjeta i kanë bërë delfinët. "Parvjet harxhova një muaj duke riparuar rrjetat. Ndonjëherë vrimat e delfinëve janë aq të mëdha sa një makinë, derë apo varkë." - thotë peshkatari.
Peshkatarët e Carevos mendojnë se në Detin e Zi ka shumë delfinë dhe ata hanë nga 20 kg peshk në ditë. Peshq që Georgi dhe të tjerët do të donin t'i kapnin vetë. Ata nuk shprehin asnjë pikë keqardhje për qindra delfinët e ngordhur që dolët këtë vit në brigjet e deteve të Bullgarisë.

Fischer Bodensee Netz Fischernetz Jens Schmidt
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ambientalistët bëjnë përgjegjës për ngrodhjen e delfinëve peshimin me rrjeta industriale. "Ky është biznes i madh, sepse me rrjeta me gjatësi 3 km mund të kapësh 800 kg peshk shojzë. Me një rrjetë 100 km madje disa tonë. Në Turqi një kilogram shojzë kushton në tregun me shumicë deri në 40 Euro. Pra brenda pak ditësh mund të fitosh një gjysmë milionë euro. Delfinët e vegjël që dalin këtu në breg ngecin nëpër këto rrjeta dhe ngordhin." - thotë Atanas Rusev nga OJQ-ja "Save Koral Beach".

Shumë delfinë ngordhin në rrjetat e peshkatarëve legalë apo ilegalë. Tepër të rrezikshme janë rrjetat e gjata nënujore. Për momentin në Detin e Zi këto rrjeta duhet të kenë një gjatësi të përgjithshme prej 1000 kliometrash.

NABU bedrohte Delfine
Fotografi: NABU

Mbështetje për ambjetalistët

Ambientalistët kanë dhënë alarm dhe qeveria premtoi se do ta ndalojë peshimin me rrjeta. por deri tani nuk ka ndodhur asgjë. Biologu rumun Razvan Popescu ka ardhur në Bullgari për të mbështetur ambjetalistët dhe nismën e tyre. Ai është specialist për autopsi kafshësh, por për të gjetur shkakun e vdekjes së delfinit i duhet të improvizojë. Sepse në Bullgari nuk ka as specialistë dhe as laboratore për këtë. "Shumica vuajnë prej stresit, sepse nuk gjejnë ushqim të mjaftueshëm, të tjerët ngecin në rrjetat e peshkatarëve. Janë rrjeta speciale që përdoren për shojëzat. Dhe kemi edhe mjaft raste peshkimi ilegal, i cili duhet luftuar më me forcë." - thotë Razvan Popescu.

Peshkatarët thonë se ata nuk kanë faj. "Unë mendoj se ne peshkatarët jemi problemi më i vogël për delfinët në Detin e Zi. Peshkimi kontrollohet prej të paktën tri institucionesh të ndryshme: Administrata e Ujërave, Policia Kufitare dhe Enti i Peshkimit. Gjithçka që ndodh në det monitorohet." - thotë Georgi Pejtshev.

Peshkimi ilegal

Deutschland Flensburg Ostsee Delfin springt
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. Nolte

Në monitorët e Entit të Peshkimit nuk shihen këto ditë peshkatarë ilegalë. Ata i hedhin rrjetat e tyre rreth 40-50 milje detare nga bregu dhe varkat e kontrollit nuk janë në gjendje të përshkojnë distanca të tilla. Qeveria nuk do të investojë për të luftuar peshkimin ilegal dhe vetëm pak raste të tilla kapen. "Vitin e kaluar konstatuam katër raste që ia përcollëm prokurorisë. Disa procese janë në zhvillim e sipër. Ne i raportojmë të gjitha shkeljet dhe shpresojmë që të merren masa për ndalimin e peshkimit ilegal." - thotë Dobrin Letshev nga Enti i Peshkimit.

Deri tani asnjë peshkatar ilegal nuk është dënuar me burgim në Bullgari. Ambietalistët shpresojnë që peshikimi me rrjeta industriale do të ndalohet. Për ta rasti i delfinëve është i qartë. "Tek delfinët që analizuam këtë vit konstatuam se ishin mbytur. Kjo mund të ndodhë vetëm në rast se ata ngexin në rrjetat e peshkimit dhe nuk dalin më dot." - thotë Atanas Rusev nga OJQ-ja "Save Koral Beach".