1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bukureshti dhe Sofja të befasuara

Gjermania dhe Franca njëherë për njëherë nuk duan të miratojnë hyrjen e Bullgarisë dhe të Rumanisë në zonën Shengen. Rumania e ka cilësuar këtë qëndrim diskriminues, ndërkohë që Bullgaria tregon më shumë mirëkuptim.

default

Sipas pikëpamjes rumune dhe bullgare gjithçka shkon mirë me përgatitjen për pranimin e këtyre dy vendeve në zonën Shengen. Në kufi nuk ka më asnjë kontroll personash dhe garantohet udhëtimi pa pengesa deri në Norvegji dhe Zvicër: kjo duhej të bëhej realitet edhe për rumunët dhe bullgarët deri në mars të vitit të ardhshëm. Ajo që i befason më shumë tani qeveritë në Bukuresht dhe në Sofje është një letër e ministrave të Brendshëm të Gjermanisë dhe të Francës drejtuar Komisionit të BE-së, përmes së cilës ky afat vihet qartë në pikëpyetje. Presidentit rumun Traian Basescu shprehet me indinjatë të thellë: "Të dy ministrat diskriminojnë Rumaninë dhe popullin rumun, pasi njëkohësisht me anëtarësimin në BE ne kemi fituar edhe të drejtën për të qenë pjesë e zonës Shengen.“

Presidenti rumun Traian Basescu

Presidenti rumun Traian Basescu

Por Basescu e di ndoshta edhe vetë që kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Ai megjithatë akuzon qeveritë franceze dhe gjermane se përdorin kritere të ndryshme vlerësimi: "Anëtarësimi i një vendi në zonën Shengen varet vetëm nga kushtet teknike. Të gjitha raportet e BE-së vërtetojnë se Rumania i ka përmbushur këto kushte. Edhe raporti i fundit, i cili ka dalë pikërisht në dhjetor."

Mangësi në fushën e drejtësisë si dhe në luftimin e korrupsionit dhe të kriminalitetit të organizuar

Në Ministrinë e Brendshme në Berlin kanë tjetër mendim, dhe me sa duket edhe në Paris. Atje thuhet: mangësitë në fushën e drejtësisë si dhe në luftimin e korrupsionit dhe të kriminalitetit të organizuar mund të kenë pasoja të rënda për sigurinë e brendshme në BE, në rast anëtarësimi të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Për këtë arsye një vendim për afatin e anëtarësimit mund të merret vetëm pasi të konstatohen përparime të dukshme dhe afatgjata.

Presidenti rumun nuk e mohon aspak, që në letrën e drejtuar Komisionit preken pika të ndjeshme. Por ai vlerëson si të palejueshme kushtëzimin e tyre me anëtarësimin në Shengen: "Këto pika nuk janë përmendur asnjëherë si kushte për pranimin në zonën Shengen. Për këtë arsye ne kemi ndjenjën e diskriminimit. Për ne duhet të vlejnë të njëjtat kushte pranimi si për të tjerët, ashtu siç është e përcaktuar në marrëveshjen e anëtarësimit në BE.“

Sofja: Deri në mars ne duam të përfundojmë të gjitha përgatitjet teknike

GERB Vice Chairman Tsvetan Tsvetanov

Ministri i Brendshëm bullgar Tsvetan Tsvetanov

Reagimi nga Sofja ndaj vonimit të mundshëm të pranimit në zonën Shengen është dukshëm më i përmbajtur. Ministri i Brendshëm Tsvetan Tsvetanov vë në dukje se Bullgaria do t'i përmbahet planit të deritanishëm kohor dhe kërkon dialogun e hapur me organet përgjegjëse të BE-së për të gjitha pikat e kontestuara: "Ajo çka lexojmë sot në gazeta nuk e ndryshon në asnjë mënyrë programin tonë të punës. Deri në mars ne duam të përfundojmë të gjitha përgatitjet teknike. “

Ministri i Brendshëm bullgar lë madje të kuptohet një masë mirëkuptimi për qëndrimin e Gjermanisë dhe të Francës, të cilat duket se duan të presin ende për pranimin në Shengen të dy anëtareve të rinj të BE-së: "Raportet e ardhshme të Komisionit të BE-së do të luajnë me siguri një rol të madh. Deri tani puna e policisë sonë dhe vullneti politik për përmbushjen e të gjitha kritetereve, janë vlerësuar pozitivisht. Por ka pasur edhe nja dy raporte negative. BE-ja dëshiron një tendencë pozitive afatgjatë.“

Në fillim të janarit ekspertët e BE-së do të vlerësojnë sërish përparimet e Rumanisë dhe të Bullgarisë në rrugën drejt pranimit në zonën Shengen.

Autor: Jörg Paas/Eliana Xhani
Redaktor: Pandeli Pani

DW.COM

  • Data 23.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zoqt
  • Data 23.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zoqt