1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bujqësia shqiptare mund të përfitojë nga kriza botërore e ushqimeve

Banka Botërore po zbaton në Shqipëri një projekt në fushën e bujqësisë, për riaftësimin e tërë sistemit të ujitjes. Nga ky projekt kanë përfituar fonde të konsiderueshme edhe disa prej rretheve më të mëdha veriore.

Sallatë në rrugë

Sallatë në rrugë

Sektori i bujqësisë është i vetmi burim për jetesën e banorëve të rretheve më të mëdha veriore të Shqipërisë. Sipas menaxhuesve të projektit, “rritja e çmimit të produkteve bujqësore në tregun e ndërkombëtar, shihet si një mundësi e mirë për fermerët shqiptarë, në mënyrë që ato të shfrytëzojnë më me efikasitet burimet vendase në të ardhmen”.

Projekti i Bankës Botërore për ujitjen është shtrirë prej disa vitesh dhe në pjesën veriore të Shqipërisë, zonë kjo me një infrastrukturë të dëmtuar dhe teren të vështirë dhe malor. Në një takim të zhvilluar në Shkodër me përfaqësues të fermerëve dhe shoqatave të ujitjes nga rrethet veriore të vendit, drejtori i menaxhimit të projektit të Bankës Botërore për ujitjen, Hajri Ismaili tha se “ nga ky projekt janë riaftësuar disa qindra kilometra kanale-ujitëse dhe shumë diga e rezervuare, duke ndihmuar në garantimin e prodhimit bujqësor të fermërëve të kësaj zone. Sipas tij rrethi i Shkodrës është rrethi më i mbështetur nga projekti i Bankës Botërore, ndërkohë që ai i Tropojës ka përfituar mbi 2 milion dollarë, po nga ky projekt. Ndërsa rrethi i Dibrës ka përfituar sipërfaqe të mëdha rehabilitimi, dhe ai i Lezhës, është rrethi që sëbashku me Shkodrën, Elbasanin dhe Korcën, përbëjnë 40% të investimeve që ka bërë projekti i Bankës Botërore për rehabilitimin në rang vëndi”.

Zoti Ismaili theksoi se “është koha kur fermerët duhet t`i kushtojnë tepër rëndësi mirëmbajtjes së sitemit të ujitjes. Tregu botëror i ushqimeve tha ai, po njeh një rritje të shpejtë, gjë që duhet të shfrytëzohet nga fermerët shqiptarë, për të shtuar prodhimin për tregun vendas dhe atë huaj njëkohësisht. Aktualisht gatishmërinë e kanaleve të para dhe të dyta,e kemi në masën 70 përqind, ndërkohë që vazhdojmë të kemi një gatishmëri tepër të vogël të kanaleve të treta ujitëse, të cilët sipas ligjit të vjetër kanë qënë detyrim i vetë fermerëve, anëtarë të ujitjes. Ne jemi detyruar nënvizoi Ismali që të gjitha shoqatat e rretheve veriore të vëndit, të marrin masa të menjëhershme që t,a realizojnë gatishmërinë në masën 100 përqind, brënda një kohe sa më të shkurtër”.

Sipas Drejtorit të Menaxhimit të Projektit të Bankës Botërore për Ujitjen, Hajri Ismaili, fondet e Bankës Botërore po riaftësojnë një numër të madh kanalesh ujitëse duke kërkuar nga fermerët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor, që të ushtrojnë një kontroll të vazhduëshëm, ndaj cilësisë së punimeve nga të gjitha firmat private.

  • Data 21.07.2008
  • Autor Leka Plani / Shkodër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EgNk
  • Data 21.07.2008
  • Autor Leka Plani / Shkodër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EgNk