1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

"Bujqësia e Evropës duhet të shkëputet nga litarët e ekonomisë së planifikuar!"

Shtypi gjerman i së premtes mbi politikën agrare të BE-së

default

" Stuttgarter Zeitung" i komenton të pamjaftueshme reformat, për të cilat ranë dakort ministrat e bujqësisë të BE-së: "Në të vërtetë askush nuk mund të jetë i kënaqur me kompromisin. Në vend që të lehtësohen fermat e vogla, të cilave në disa rajone të Gjermanisë u rrezikohet ekzistenca, dhe të shkurtohen me vendosmëri subvencionet gjigande që përfitojnë ndërmarrjet e mëdha bujqësore, ministrat e bujqësisë përsëri nxorën nga duart një qilim me arna, disa mini-reforma: diku shkurtime me ngurim, diku plotësime, diku jepet e diku merret."

" Süddeutsche Zeitung" kërkon që reformat t'iu sjellin më shumë avantazhe taksapaguesve: "Politika agrare e BE-së është në rrugën e duhur edhe pse çdo hap në këtë rrugë pengohet nga kompromiset e pashmangshme. Synimi është reduktimi dalëngadalë i pagesave direkte, të cilat jepen për sasinë e prodhimit dhe bazohen vetëm në nevojën e matur për çdo hektar të një ferme. Por synimi duhet të jetë që të mbështeten më shumë fermerët për ato shërbime që janë me vlerë për taksapaguesit: një administrim bujqësor që respekton mjedisin dhe bio-diversitetin."

" Wiesbadener Kurier" komenton: "Ministrat e bujqësisë e kanë hartuar në mënyrë të tillë kompromisin për rishpërndarjen e subvencioneve në projekte për mjedisin dhe bujqësinë, që fermerët më të mëdhenj të përfitojnë edhe pas vitit 2012 ndihmat më të mëdha nga Brukseli. Shkurtimi special për ndërmarrjet e mëdha bujqësore nuk ndryshon këtu asgjë. Për ironi të fatit, për këto shkurtime ankohen pikërisht të majtët. Arsyeja për këtë është se nga këto shkurtime më të prekura janë pasardhëset e ish kooperativave bujqësore në ish RDGJ."

Edhe " Schwarzwälder Bote" kërkon dhënien fund ekonomisë së planifikuar: "Bujqësia e Evropës duhet të shkëputet nga litarët e ekonomisë së planifikuar. Por ajo nuk mund të përballet brenda natës me tregun e lirë. Për këtë arsye ndihma të tilla si fondi për qumështin, janë shumë të vlefshme për blegtorët në jugperëndim. Pra protestat e ashpra të prodhuesve të qumështit duket se kanë dhënë fryte. Kjo nuk është megjithatë një strehë mbrojtëse përgjithmonë. E ardhmja do të përcaktohet në dyqane kur konsumatori për produktet blegtorale si gjalpi, qumështi, kosi e djathi do të pyesë: a ofrohet cilësia dhe çmimi i duhur?"

  • Data 21.11.2008
  • Autor EXH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fyy5
  • Data 21.11.2008
  • Autor EXH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fyy5