1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bujar Nishani presidenti i ri i Shqipërisë

Pas dështimit të raundeve të mëparshme për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë, mazhoranca demokrate votoi për kandidaturën e Bujar Nishanit, deri tani ministër i Brendshëm.

default

Bujar Nishani

Pas tri raundesh të dështuara për zgjedhjen e presidentit të hënën pasdite (11.06.2012) parlamenti zgjodhi me shumicë të thjeshtë votash ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, president të Republikës së Shqipërisë. Kësisoj Nishani do të pasojë në postin e kreut më të lartë të shtetit presidentin aktual Bamir Topi, mandati i të cilit përfundon në korrik.

Albanien Parlament in Tirana

Salla plenare e kuvendit të Shqipërisë

Mbrëmjen e së dielës mazhoranca propozoi si kandidat Artan Hoxhën.  Por në kohën kur në parlamenin shqiptar deputët e mazhorancës po bëheshin gati për ta votuar kandidaturën e tij, erdhi njoftimi, se Artan Hoxha ishte tërhequr nga gara. Zoti Hoxha i shpjegoi arsyet e tërheqjes në një deklaratë për mediat. „Kam vazhduar të shpresoj se procesi presidencial premtonte ende mirëkuptim dhe konsensus, por duke parë qëndrimet e eksponentëve socialistë dhe pranë tyre, të cilët filluan të përdorin me agresivitet dhe egërsi të gjitha llojet e akuzave të bajatosura në këto 22 vite, përfshi shpifje dhe shantazhe, arritën në përfundimin se procesi presidencial nuk mund të ketë as minimumin e civilizimit dhe të, dhe aq më pak të vullnetit të mirë për zgjidhje të arsyeshme dhe konsensualem. Për gjithçka çfarë shpjegova më lart deklaroj se nuk mund të jem më pjesë e vazhdimit të këtij procesi, i cili me sa duket paralajmëron furtunë ,“ thuhet në deklartën e zotit Artan Hoxha.  Artan Hoxha, emri i ri i mazhorancës për president dorëhiqet.

Pavarësisht kësaj, mazhoranca qeverisëse, në zbatim të plotë të Kushtetutës kishte të drejtë ta votonte presidentin në raundin e katërt, me 71 vota. Kuvendi konsumoi të premten (08.06.2012) pa votim edhe raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, në mungesë të një kandidati konsensual.  

Autor: Ag/Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi