1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Brukseli: Pritje të mëdha nga Beogradi dhe Prishtina

Komisioni Evropian i ka shqyrtuar por nuk i ka miratuar raportet e progresit mbi Serbinë dhe Kosovën. Ajo është në pritje të rezultateve të një raundi tjetër të bisedimeve të planifikuara në minutën e fundit.

Ndërkohë që debati për përparimin në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po vazhdonte erdhi lajmi për një raund tjetër të bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë të cilët në Bruksel kanë udhëtuar me ftesë të baroneshës Catherine Ashton.

Në foto Hashim Thaçi, Catherin Ashhon dhe Ivica Daçiq

Në foto, Hashim Thaçi, Catherin Ashhon dhe Ivica Daçiq

"Fakti që Ashton pas kontakteve të tjera me Beogradin dhe Prishtinën ka vendosur të thërrasë një takim të ri është një sinjal i mirë. Kjo përbën një shenjë pozitive të angazhimit që dy kryeministrat ta kapin këtë mundësi historike dhe me guxim të shkojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo është gjithashtu një mundësi për të përfituar nga oferta e BE-së", tha komisioneri për zgjerimin e BE-së, Stefan Füle në Strasburg dhe shtoi se ai beson që "kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës do të jenë në gjendje, me ndihmën e Catherine Ashton, të arrijnë një marrëveshje."

Shans historik për pajtim dhe përparim?

Kreu i diplomacisë evropiane, baronesha Catherine Ashton ka planifikuar për sot (17.4.) një tjetër takim mes dy kryeministrave nga të cilët kërkoi që të vijnë në Bruksel "në një frymë konstruktive, të gatshëm për të shqyrtuar të gjitha opsionet dhe të bien dakord mbi një kompromis të përbashkët." Komisioni Evropian ka shtyrë miratimin e raportit pranveror për Serbinë dhe Kosovën, deri sa të publikohen rezultatet e takimit të sotëm nga i cili Bashkimi Evropian "shpreson shumë".

Pamje nga dialogu në Bruksel

Pamje nga dialogu në Bruksel

"Unë jam i bindur se ky dialog do të rezultojë me një marrëveshje të qartë. Kjo është në interesin strategjik të Serbisë dhe Kosovës, por edhe të Ballkanit Perëndimor dhe gjithë Bashkimit Evropian. Tani është koha që Serbia dhe Kosova të heqin dorë nga e kaluara dhe t'i kthehen një të ardhme të përbashkët evropiane", tha komisioneri i zgjerimit të BE-së, Stefan Füle.

Ç'vjen pas këtij takimi në Bruksel?

Komisioni Evropian në bazë të rezultatit të takimit të sotëm do të përgatisë raportet e ardhshme të progresit mbi Serbinë dhe Kosovës, të cilat duhet të miratohen "shumë shpejt". Qysh të hënën më 22 Prill pritet që shefja e diplomacisë evopiane Ashton të informojë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së mbi përparimin në dialog. Bazuar në raportin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian deri në fund të qershorit vendet anëtare duhet të vendosin për hapat e mundshëm të mëtejshëm të Serbisë por edhe të Kosovës në rrugën e integrimit evropian.