1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Brukseli përkujton viktimat

Një vit pas sulmeve terroriste në aeroportin e Brukselit dhe lagjen Maelbeek, Belgjika ka përkujtuar viktimat. Plagët e tragjedisë ende nuk janë mbyllur.

Brüssel Gedenken Schuman-Platz im Europa-Viertel Denkmal (DW/B. Riegert)

Memoriali që kujton viktimat e atentatit në Bruksel

Një trëndafil të bardhë për secilin nga 32 viktimat e sulmeve terroriste të 22 marsit 2016 në Bruksel. Në një ceremoni prekëse të afërmit i vendosën trëndafilët në memorialin e ri që kujton viktimat e terrorit në zemër të Brukselit- Më parë mbreti Philippe me një fjalim emocional iu drejtua familjeve të viktimave të dy atentateve terroriste në aeroportin Zaventem dhe stacionin e metrosë Maelbeek. "Të dashura familje, ju ndani këtë fat me kaq shumë njerëz që janë viktimë e një çmendurie vrasëse", tha mbreti belg në gjuhën holandeze, në frëngjisht dhe anglisht. Ai premtoi se Belgjika do të bëjë çdo gjë për të përballuar pasojat e atentateve. "Vendi ka verifikuar veten dhe ka nxjerrë mësime". Kur një e re, Sarah Esmael Fazal kujtoi motrën e saj Sabrina përmes një poezie dhe shpërtheu në lotë, ishte një moment që bëri të derdhnin lotë edhe mbreti Philippe dhe gruaja e tij, Matilde.

Viktimat nuk ishin vetëm belgë, por edhe kinezë, amerikane, marokanë, gjermanë dhe shtete të tjera. Para ceremonisë qindra vetë në aerport përkujtuan viktimat në aeroportin e Brukselit, Zaventem me një minutë heshtje. Viktimat u përkujtuan edhe në Parlamentin Europian dhe Komisionin europian. Në orën 09:11 metrotë në Bruksel u ndalën. Në këtë moment një vit më parë atentatori ndezi një valixhë-bombë në një nga vagonët e metrosë në tunelin e stacionit Maelbeek.

Takim në Zaventem

Edhe gazetarja gjeorgjiane, Ketevan Kardava ka ardhur në aeroportin e Zaventemit. Para në viti ajo përjetoi shpërthimet, instiktiv bëri disa foto dhe i publikoi në twitter. Pamjet pushtuan botën. "Dua të harroj, por nuk mundem", tha ajo. Edhe stjuardesa nga India ka ardhur për të përkujtuar viktimat. Nidhi Chapekhar dhe Sebastian Bellin, i cili kishte fotografuar Ketevan Kardavan takohen në Zaventem. "Që të dy janë heronjtë e mi", thotë gazetarja.

Vuajtja e të afërmve të viktimave

Në stacionin e Maelbeekut humbën jetën 16 vetë. Njëra ishte Loubna Lafquiri, nënë e tre fëmijëve. Ajo ndodhej në vagonin, ku atentatori ndezi bombën. Bashkëshorti i saj, vetë shofer metroje, Mohamed El-Bachiri në 22 marsin e vitit të kaluar kishte pushim. Familja banon në Maelbeek. Pas atentatit Mohamedi bëri thirrje për "një xhihad të dashurisë". Shtatë milionë vetë e kanë parë mesazhin e tij në tweitter. Në bisedë me Deutsche Welle-n, El Bachiri thotë, se ka ndryshuar negativisht imazhi për myslimanët që nga koha e atentateve. "Imazhi i myslimanëve në Maelbeek është shumë i keq." Jo vetëm atentatorët e Brukselit, por edhe celula terroriste që kreu aktet terroriste në Paris 2015, kishte lidhje me lagjen Maelbeek. Por njerëzit në këtë lagje, duan thjesht të jetojnë në paqe, thotë El Bachiri.

Në fjalimin e mbretit u theksua se shteti do të qëndrojë pranë familjeve të viktimave dhe të mbijetuarve. Por Thomas Savary nuk është i bindur për këtë. Para një viti ai humbi vjehrrën, Fabienne Vansteenkiste që punonte në aeroport. "Shteti na ka lënë tërësisht vetëm", thotë ai për DW. Familja e tij nuk ka pasur ndonjë mbështetje, as ekonomike dhe as në aspektin ligjor. Edhe të tjerë ankohen, se shumë pak familje kanë marrë kompensime nga shteti. Ndërkohë në Belgjikë ende ekzsiton rreziku i lartë i terrorit dhe nëpër rrugë shikon qindra ushtarë. Një vit pas atentateve ende nuk janë kapur të gjithë autorët që fshiheshin pas sulmeve terroriste në Bruksel.