1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Brukseli me një letër të re për Zagrebin

Brukseli kërkon nga Zagrebi "përgjigje të qartë" për gatishmërinë e Kroacisë që "sa më shpejt të jetë e mundur" të ndryshojë vendimin për kufizimet e ekstradimit të qytetarëve kroatë.

Brukseli kërkon nga Zagrebi "përgjigje të qartë" për gatishmërinë e Kroacisë që "sa më shpejt të jetë e mundur" të ndryshojë vendimin për kufizimet e ekstradimit të qytetarëve kroatë.

Shkëmbimi i letrave ndërmjet Brukselit dhe Zagrebit në lidhje me mosmarrëveshjet për mandatin e urdhërarresteve evropiane vazhdoi edhe dje (4.9.), kur zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian dhe komisionerja për Drejtësi, Viviane Reding, i dërgoi një letër qeverisë kroate: "Unë dërgova një letër të re, në të cilën kam thënë se presim një përgjigje të qartë dhe një ndryshim të shpejt të ligjit", tha Reding për DW në Bruksel.

Në foto, Viviane Reding

Në foto, Viviane Reding

Komisioni Evropian gjithashtu konfirmoi se "kontaktet me autoritetet kroate po përparojnë."Javën e kaluar kemi marrë garanci më shumë, edhe në nivel presidencial lidhur me synimet kroate", tha zëdhënësja e presidentit të Komisionit Evropian, Pia Ahrenkilde Hansen. Ndërkohë që në Komisionin Evropian thonë se bëhet fjalë për një "qasje konstruktive" përkatësisht për një gatishmëri të Zagrebit për të ndryshuar ligjin e diskutueshëm dhe për ta harmonizuar atë me legjislacionin evropian. Komisionerja Reding pret shpjegime konkrete për synimet kroate dhe zbatimin e tyre të menjëhershëm në praktikë.

Rregulla unike juridike

Vendimi i njëanshëm i Kroacisë, që pak para aderimit në Bashkimin Evropian të fusë një klauzolë, me të cilën qytetarët kroatë nuk mund t'i dorëzohen shteteve anëtare të BE, të cilat do t'i kërkonin ata për krimet e kryera para vitit 2002, ka ngjallur reagime të ashpra në Bruksel. Bashkimi Evropian ka kërcënuar ndërkohë edhe me sanksione kundër Kroacisë. Komisioni Evropian insiston në harmonizimin e ligjeve kroate me ato të BE, sipas të cilave të gjithë qytetarët e dyshuar kroatë, pavarësisht se kur është kryer krimi, mund të ekstradohen në shtetet anëtare të BE-së, të cilat i kërkojnë ata.