1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Brukseli: Korrupsioni dhe krimi i organizuar problematike në Shqipëri

Qeveria dhe opozita shqiptare e lexojnë me dy mënyra të kundërta raportin e Komisionit Europian për ecurinë demokratike të vendit gjatë vitit 2006. Raporti pritet të bëhet publik të hënën më 5 nëntor.

Kulla e Sahatit, Tiranë

Kulla e Sahatit, Tiranë

Ka mjaftuar botimi i tij në gazetën britanike "Financial Times" që mendimi i Brukselit për ecurinë demokratike të Shqipërisë, të jetë tanimë i njohur. Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri mbeten fenomene ende shqetësuese për Komisionin Europian dhe angazhime të papërmbushura për qeverinë e Tiranës.

Por qeveria mendon se raporti ka nota pozitive dhe vlerëson arritjet e Shqipërisë në uljen e këtyre fenomeneve

Ministri i jashtëm, Lulzim Basha duke komentuar raportin e Komisionit Europain për recurinë e Shqipërisë në vitin 2006, tha gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologen e tij hungareze që po viziton Tiranën, se “presim që raporti të ketë vlerësime pozitive për progresin që Shqipëria ka bërë në kryerjen e reformave, sidomos fiskale, ekonomike, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”

Madje edhe shpresën e madhe të Tiranës për të marrë një ftesë nga NATO në samitin e ardhshëm të Bukureshtit, ministri i jashtëm Basha, e mbështet në arritjet në suksesin e kësaj lufte. “Presim dhe mbetemi optimistë për të marrë një ftesë nga NATO” tha ai.

Por opozita e sheh jo pozitiv vlerësimin paraprak të monitorimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Jo vetëm kaq por korrupsioni ka mbërthyer edhe struktura të ngritura enkas për ta luftuar atë. Erion Braçe, nënkryetari i grupit parlamentar të socialistëve opozitare, tha se “në vendet e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria po korruptohen strukturat antikorrupsion”. Si shembullin më flagrant të kësaj dukurie Erion Braçe solli atë që ai e quan “tjetërsim të pronës në zonat turistike, ku synohet, tha Braçe, që klientëve të qeverisë t´u falen gjobat, që pronarët e fshatrave turistike kanë marrë nga qeveritë e mëparshmë, që arrijnë në 6 milion euro gjoba."

Konflikti do të ndizet edhe më shumë

Qëndrimi ndaj raportit të Komisionit Europian pritet të ndezë edhe më shumë konfliktin mes maxhorancës dhe opozitës në Shqipëri. Një nga të metat e performancës politike të Shqipërisë, e evidentuar në këtë raport është edhe paaftësia e klasës politike të Tiranës për të gjetur konsensus dhe kryer së bashku reformat e rëndësishme të kërkuara nga BE dhe NATO.

  • Data 02.11.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C08w
  • Data 02.11.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C08w