1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Brukseli kërkon prej Italisë reforma të mëtejshme - Pas uljes së kredibilitetit nga Standard & Poor's

Sipas vlerësimit të Komisioni të BE Italia është në gjendje t'i ulë huatë e saj shtetërore me programin e miratuar të kursimit. Masat e miratuara bëjnë të mundur një suficit primar për buxhetin shtetëror në 2013, u tha.

Tani huatë e reja do të bëhen edhe më të shtrenjta për Italinë

Tani huatë e reja do të bëhen edhe më të shtrenjta për Italinë

Zëdhënësi i Komisionit Amadeu Altafaj e refuzoi një koment të drejtpërdrejtë për uljen e besueshmërisë në huadhënie për Italinë nga Standard & Poor's. Sidoqoftë, tërthorazi ai e kritikoi atë. Italia ka nisur hapa të rëndësishëm konsolidimi dhe do të arrijë ta ekuilibrojë buxhetin e saj deri në 2013-ën, parashikoi zëdhënësi. Altafaj nuk sheh rrezik, që prej kursimit të hekurt të mbytet rritja ekonomike, përkundrazi: "Fatkeqësisht disa shtete anëtare nuk ia lejojnë dot vetes luksin e programeve koniunkturore. Në Itali hapësira financiare për këtë është shumë e vogël, dhe për mendimin tonë është shumë e rëndësishme, që konsolidimi të vërë bazën për rritje të qëndrueshme."

Megjithatë, edhe Altafaj sheh probleme bazë dhe probleme strukturore në Itali. Dhe u duk sikur ai së paku po aludonte (për atë që Standard & Poor's e shpreh hapur), se Italia ka edhe një problem politik. "Është vendimtare që vendi të ndjekë vendosmërisht një program reformash për të eliminuar dobësitë e thella të ekonomisë kombëtare. Pra, nevojitet urgjentisht arritja e një konsensusi kombëtar në rrafshin politik dhe midis partnerëve socialë për t'u marrë vesh për një program të tillë të rritjes ekonomike si detyra më urgjente dhe për ta zbatuar atë."

Kryeministri italian, Berluskonimeasures were approved by the lower house, after passing in the Senate on Thursday. (AP Photo/Andrew Medichini)

Kryeministri italian, Berluskoni

Nga jashtë Komisioni Evropian ka bërë vazhdimisht të qartë, se sa absurde i konsideron disa gjykime të agjencive të vlerësimit. Veç kësaj, ai është si zakonisht optimist për perspektivat e stabilizimit të euro-zonës, shumëkush do të thoshte se ai është optimizëm i llogaritur. Por, këtë herë Komisioni mund të ishte fshehurazi i kënaqur, që ulja e kredibilitetit do të ushtrojë trysni shtesë për reforma mbi politikën italiane. Një trysni, të cilën ai vetë nuk do ta ushtronte kaq drejtpërdrejt.

Autor: Christoph Hasselbach / Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM