1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Brukseli i drejtohet Serbisë për Kosovën

Autoritetet serbe kanë përgjegjësi për të drejtat e njeriut edhe për njerëzit që kalojnë nëpër Serbi. Ky është mesazhi i letrës nga Brukseli në adresën e qeverisë së Serbisë. Sindikalisti Abazi është shkas për letrën.

Parlamenti Evropian kërkon hapa të vendosur

Parlamenti Evropian kërkon hapa të vendosur

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan dhe raportuesi për Serbinë Jelko Kaçin, i dërguan një letër kryeministrit të Serbisë Mirko Cvetkoviq në të cilën shprehin shqetësim në lidhje me arrestimin e kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Metalistëve të Kosovës, Hasan Abazi. Abazi, siç thuhet në letrën drejtuar kryeministrit Cvetkovic "është mbajtur ilegalisht në burg në 48 orët e para, pa të drejtë për të takuar avokatin apo familjen", ndërkohë që "zyrtarë të lartë serbë kanë bërë thirrje publikisht për 'hakmarrje' pas arrestimit të pesë policëve serbë në Kosovë".

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet me Evropën Juglindore

Eduard Kukan, Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet me Evropën Juglindore

"Një sjellje e tillë hedh një hije negative të panevojshme në imazhin e Serbisë, në aftësinë e saj për të mbrojtur qytetarët e saj dhe për të siguruar sundimin e ligjit për të gjithë në territorin e Serbisë. Rasti Abazi është aq i dukshëm sepse bëhet fjalë për një njeri i cili ka qenë viktimë edhe e regjimit të Millosheviqit ", thotë për Deutsche Wellen raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kaçin.

Serbia duhet të jetë e guximshme dhe të përmbush marrëveshjet

Rasti "Abazi" në Bruksel është përmendur edhe javën e kaluar, si i fundit në valën e arrestimeve në relacionin Beograd-Prishtinë. Nga zyra e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, si dhe nga selia e NATO-s, nën kontrollin e së cilës ndodhet zona kufitare mes Serbisë dhe Kosovës, dolën deklarata të cilat nuk përcaktonin se kush është fajtor për këto incidente, por si nga Beogradi ashtu dhe nga Prishtina kërkohej që veprojnë me përgjegjësi.

Jelko Kacin, raportues për Serbinë i BE

Jelko Kacin, raportues për Serbinë i BE

Lehtësuesi i BE-së në dialogun Beograd-Prishtinë, Robert Cooper ka dënuar sulmin e javës së kaluar ndaj delegacionit serb në Prishtinë, dhe kujtoi se "dialogu nuk është vetëm arritja e marrëveshjeve, por edhe aplikimi i tyre për të mirën e njerëzve në të dyja anët." Dhe në letrën e Eduard Kukanit dhe Jelko Kaçinit për rastin "Abazi ", nënvizohet rëndësia e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, por edhe i kapitalit, ideve dhe shërbimeve. Ky është një mesazh që Serbia si një vend kandidat për anëtarësim në BE duhet ta përhapë edhe në rajon.

"Problemet nuk mund të zgjidhen me fjalë. Ato është e mundur të zgjidhen me vepra konkrete. Prandaj, prej që Serbia ka fituar statusin e vendit kandidat edhe pse ndodhet në fushatë elektorale, ka ardhur koha që ajo të mos jetë e guximshme vetëm me fjalë por edhe në zbatimin e marrëevshjeve të arritura", thotë Kaçin për Deutsche Wellen.

Autor: Marina Maksimoviç / Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi