1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Brukseli dhe Uashingtoni inkurajojnë qeverinë e Maqedonisë

Mesazhi Ambasdadorit të BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere: "Të rifillojë dialogu politik me kthimin në Parlament të opozitës si dhe të kompensohet koha e humbur në procesin zgjedhor të 1 qershorit".

Oli Rehn në Shkup

Oli Rehn në Shkup

"Dua të inkurajoj qeverinë që të bëjë gjithçka që është e mundur për të kthyer partitë në Parlament, sepse tani qeveria ka një shumicë absolute, përgjegjësia e saj është më e madhe se sa gjatë administratës së kaluar, ajo duhet të bëjë çdo përpjekje që të promovojë dialogun politik", ka dekalruar Ervan Fuere, përfaqësues special i BE-së në Shkup. Bojkotimi i Parlamentit nga ana e partive opozitare maqedonase dhe shqiptare dobëson punën e institicioneve si dhe i pengon investimet e huaja në vend, tha Fuere.

Zëvendëskryeministri për çështje europiane Ivica Bocevski, tha se Maqedonia është e përcaktuar fuqishëm për zbatimin e agjendës së BE-së: "Do të bëjmë përpjekje që Brukseli të mos jetë i detyruar të na i përkujtojë gjithnjë obligimet tona. Do të bëjmë çmos që t`i plotësojmë të gjitha obligimet dhe të marrim sa më shpejt datën e fillimit të bisedimeve për antarësimin e Maqedonisë në BE," ka deklaruar Ivica Bocevski, i ngarkuari me çështjet e eurointegrimeve në kabinetin e Gruevskit.

Zëvendëskryeministri Ivica Bocevski, ka zhvilluar edhe një tjetër takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni. Bocevski siguroi se qeveria e re, do të vazhdojë procesin e afrimin të Maqedonisë në BE dhe NATO.

Para samitit të NATO-s në dhjetor, Maqedonia duhet të arrijë marrëveshje me Greqinë për emrin, thotë ambasadorja amerikane në Shkup Xhilijan Millovanoviq. Ka disa propozime nga mediatori Metju Nimic që, Maqedonia t`i shqyrtojë dhe ta shfrytëzojë rastin për arritjen e marrëveshjes me Greqinë rreth dallimeve për emrin, nënvizon Millovanoviq.

Edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Havier Solana pret nga Qeveria e re e Maqedonise të ndërmarrë përgjegjësitë e veta në zbatimin e mëtejshëm të reformave ekonomike, si dhe ato që kanë të bëjnë me çështjet ndëretnike. Solana përgëzon synimin qeveritar për t'i përforcuar integrimet evopiane. "Të gjitha partitë politike duhet të angazhohen për promovim dhe të marrin pjesë në dialogun konstruktiv dhe gjithpërfshirës politik, në veçanti në realizimin e perspektivës evropiane," ka theksuar Havier Solana.

  • Data 29.07.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ElsR
  • Data 29.07.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ElsR