1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Brukseli dhe Berlini të lehtësuar për fitoren e Tadiçit

Kurrë më parë politikanët e BE-së nuk e kanë pasur më të lehtë se sot të shprehin urimet dhe përgëzimet për fitoren në zgjedhjet presidenciale, si këtë radhë ndaj Boris Tadiçit

Fotografi simbolike për Serbinë që ndodhet midis BE-së dhe Rusisë

Fotografi simbolike për Serbinë që ndodhet midis BE-së dhe Rusisë

"Jam shumë i lumtur për këtë rezultat. E urova presidentin Tadiç. Unë besoj, se ky është një sukses i madh për të dhe për banorët e Serbisë.", tha shefi i diplomacisë evropiane, Havier (Javier) Solana, të hënën, 04.02. në Bruksel. "Për mua kjo tregon se shumica e njerëzve në Serbi duan të vazhdojnë rrugën drejt Evropës".


Të enjten e ardhshme, BE-ja do të nënshkruajë një marrëveshje për lehtësimin e regjimit të vizave dhe tregti të lirë, e cila do të përbëjë kornizën e parë për një bashkëpunim politik dhe ekonomik. Solana nuk pranoi të përgjigjej ndaj pyetjeve për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. "Do të na duhet të punojmë mirë", tha ai.

Një kërkesë e tillë, e parashtruar të hënën e shkuar më 28 janar nga kryetarja e radhës e BE-së ,Sllovenia, u rrëzua. Në telegramin e urimit, në mes të rreshtave euforike për fitoren e Tadiçit, kryetari i komisionit Zhoze Manuel Barroso, përmend shprehimisht parakushtin për MSA-në: „Bashkëpunimi i plotë me Gjykatën për krime lufte në Hagë." Sipas Holandës, e cila nuk lejoi të miratohej kërkesa sllovene, ky kusht plotësohet kur të jenë dorëzuar dy të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mladiç dhe Radovan Karaxhiç.

E gëzuar për rizgjedhjen e demokratit Tadiç u shpreh edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Në një telegram urimi ajo i siguroi presidentit të rizgjedhur mbështetjen e plotë të Gjermanisë drejt rrugës së Serbisë për në BE. "Unë kam besim që Serbia do t'i ndërmarrë hapat e duhur për këtë", është shprehur Merkel ndër të tjerash.

Politikanja e gjelbër Mari Luise Bek është e mendimit, se Bashkimi Evropian duhet t'i mbajë të hapur dyert për Serbinë, por të kujdeset që të mos i shkelë parimet e tij: "Bashkimi Evropian duhet të sillet tani me mençuri. Ai duhet t'i mbajë të hapura dyert për Serbinë, por të mos luajë me parimet e tij. Pra të mos thotë, njëherë pa kapjen e Mladiçit, nuk mund të ecet përpara, dhe më vonë të thotë se nuk e kishim seriozisht", ka thënë Beck në një intervistë për Deutsche Wellen.

Drejtuesja e delegacionit për marrëdhëniet me Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Doris Pack e CDU-së vuri theksin tek përçarja që ekziston në Serbi duke përmendur kryeminstri Koshtunica: "Ne do të përpiqemi të ndihmojmë Tadiçin por nëse Koshtunica na pengon atëherë do të ndodhemi të gjithë në një qorrsokak, prandaj duhet të përpiqemi të fitojmë në anën tonë popullatën serbe."

Kryeministri aktual i Serbisë Vojisllav Koshtunica ka deklaruar më parë se qeveria e tij do t'i ndërpriste marrëdhëniet me BE-në, nëse kjo do të mbështesë pavarësinë e Kosovës.

  • Data 04.02.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D2Bg
  • Data 04.02.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D2Bg