1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Britania përballet me grevën më të madhe të 30 viteve të fundit

Më shumë se 2 milionë punëtorë të sektorit publik kanë lënë punën në Mbretërinë e Bashkuar për të protestuar kundër reformës së pensioneve, gjë që ka sjellë vonesa në udhëtime.

Grevë në metronë e Londrës

Grevë në metronë e Londrës

Nëntë në 10 shkollat ​​shtetërore janë të mbyllura, plehrat nuk do të mblidhen, spitalet janë duke punuar me vetëm me stafin e emergjencave dhe aeroportet janë duke shkaktuar vonesa të gjata, ndërkohë që punëtorët e sektorit publik të Britanisë fillojnë grevën 24-orëshe kundër reformave mbi pensionin.

Veprimi i koordinuar industrial nga koalicioni i 30-të sindikatave, që përfaqësojnë rreth 2 milionë punëtorë, vjen në mes të një sfondi të zymtë në Britani, papunësia është në rritje, shkurtime të mëdha ka në sektorin publik dhe pagat kanë ngrirë, pasi qeveria është duke ndjekur një rrugë të vështirë për të zvogëluar deficitin rekord të buxhetit.

Pasagjerët që mbërrijnë ose largohen nga aeroporti i Heathrow, një nga më të ngarkuarit në botë, janë lajmëruar se mund të përballen me vonesa të shumta.

Grevë e përgjithshme

Grevë e përgjithshme

BAA, operatori i Heathrow, tha se fluturimet mund të zhvendosen në aeroporte të tjera në rast se situata bëhet e rrezikshme.

Pensione më të ulëta dhe moshë më e madhe për të dalë në pension

Greva do të jetë një test i rëndësishëm për koalicionin qeverisës të Kryeministrit David Cameron, i cili ka bërë që të shpërthejë furinë e sindikatave me propozimin për të çuar moshën e pensionit të punëtorëve të sektorit publik në nivelin e pensioneve shtetërore.

Sipas propozimit, punonjësit e sektorit publik do të kërkohet që të punojnë deri në moshën 66-të vjeçare dhe pagesat e tyre për daljen në pension të rriten. Gjithashtu pensionistet do të marrin një pagesë më të vogël, bazuar në pagën e tyre mesatare dhe jo bazuar tek paga përfundimtare, siç është tani.

Qeveria i ka bërë thirrje sindikatave të ndalojnë grevën, duke argumentuar se kjo do t'i kushtojë ekonomisë 775 milionë dollarë.

Grevë e përgjithshme

Grevë e përgjithshme

Grevë e postës

Grevë e postës

Sindikatat janë duke planifikuar 1000 demonstrata dhe mitingje në të gjithë vendin. Pikat ku do zhvillohen protestat priten të jenë para të shkollave, qendrave të punës, bashkive, biblioteka, spitale, stacionet hekurudhore dhe aeroporte

Sindikatat kanë paralajmëruar për më shumë aksion vitin e ardhshëm, nëse qeveria nuk arrin të bëjë një propozim të ri deri në fund të vitit 2011. Por qeveria thotë se nuk ka shumë para në dispozicion dhe ka kërcënuar se do të tërheqë një ofertë të rishikuar që bëri në fillim të këtij muaji, nëse punëtorët vazhdojnë grevën.

Autor: DW/ Amarildo Topi

Redaktoi: Aida Cama