1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Britania e Madhe e shqetësuar për mundësinë e sulmeve të tjera në Jemen

Shërbimet sekrete britanike janë të shqetësuara për shkak të paralajmërimeve se El Kaida është duke përgatitur në Jemen sulme të reja terroriste ndaj vendeve perëndimore. Në shënjestër tani është Britania e Madhe.

Jemeni është vendi prej nga përhapet rreziku më i madh i sulmeve terroriste.

Jemeni është vendi prej nga përhapet rreziku më i madh i sulmeve terroriste.

Kryeministri Gordon Brown i kumtoi të mërkurën Dhomës së ulët se Jemeni është shndërruar në një zonë për strehimin e terroristëve. Pas Somalisë dhe zonës kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit, Jemeni është vendi prej nga përhapet rreziku më i madh i sulmeve terroriste. Prandaj ka vendosur që të mbyllë pikëkalimet kufitare. „Me linjën e fluturimeve nga Jemeni kemi rënë dakord që fluturimet të ndërpriten menjëherë, deri në përmirësimin e kushteve të sigurisë atje."

Përveç kësaj ekziston edhe një listë me emrat e personave nga Jemeni të cilëve u ndalohet hyrja në Britaninë e Madhe. Jemeni ka rënë në qendër të vëmendjes para një muaji, por problemet janë të vjetra, pohon profesori Fawiz Gerges, ekpsertë për Lindjen e Afërme. „El Kaida ka qenë gjithmonë prezente në Jemen. Që nga vitet 90-të atje ekziston një prej grupeve më të mëdha që kanë lidhje me Osama Bin Ladenin. Por vitet e fundit është forcuar prezenca e tyre në ujdhesën arabe.“

Ushtar jemenit

Ushtar jemenit

Ndërkohë janë bashkuar militantët nga Jemeni dhe ekstremistët nga Arabia Saudite. Ky vend arab mendohet të jetë ideal për tërheqjen e terroristëve, me shpjegimin se...„Jemeni është një shtet i dështuar, shumë rajone janë jashtë kontrollit të ligjeve, pushteti qendror gati nuk përfshin as kufijtë e kryeqytetit Sana, ka shumë grupe kryengritësish, jugu po përpiqet të shkëputet nga veriu, në veri kemi një mini luftë qytetare, fiset në lindje sulmojnë qeverinë qendrore, ndërsa El Kaida gjen hapsirën e vet mes këtyre konflikteve.“

Për shkak të kësaj situate, është e pakuptueshme lënia pak a shumë, pas dore e konferencës ndërkombëtare për Jemenin, pohon eksperti për terrorizmin, Frank Gardner. Konferenca sipas vlerësimeve të fundit do të zgjasë rreth dy orë. Disa ministra të jashtëm do të takohen me homologën e tyre nga shtetet e Gjirit Persik e ndoshta do të ketë edhe ndonjë kumtesë përfundimtare. Gardner pohon se në Jemen nuk është problem vetëm E Kaida, por dhe shumë gjëra të tjera.

„Problemi është që në Sana po zvogëlohen të gjitha gjërat, nafta, uji dhe paratë. Janë shtuar brengat që Jemeni sërish do të shndërrohet në një vend të dështuar.“

Autor: Barbara Wesel / Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 21.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lcpx
  • Data 21.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Lcpx