1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Britani: për herë të parë një shumicë kundër Brexit-it

Britania e Madhe vazhdon të jetë e ndarë për vendimin e daljes nga BE. Por për herë të parë, një shumicë e pyetur e kundërshton Brexit.

Për herë të parë një shumicë britanikësh shpreh keqardhjen për vendimin për t'u larguar nga Bashkimi Evropian. Kjo rezultoi nga një sondazh e institutit demoskopik Yougov, të botuar në gazetën britanike The Times. Gazeta gjermane Die Zeit që e citon këtë sondazh, shkruan në numrin e sotëm online se 45 përqind e personave të pyetur shprehën keqardhje për këtë vendim, 43 përqind e përshëndesin këtë vendim dhe dymbëdhjetë përqind qenë të pavendosur.

Pyetja që iu bë britanikëve ishte: "A mendoni, tani më pas, se pati të drejtë apo e pati gabim Mbretëria e Bashkuar (kur vendosi) të largohet nga BE?". Die Zeit vëren njëkohësisht se rezultati i sondazhit tregon edhe më tej se britanikët janë edhe më tej të dyzuar në vlerësimin e Brexitit. 89 përqind e atyre që votuan pro qendrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian i përmbahen vendimit të tyre të atëhershëm, kurse te mbështetësit e Brexitit kjo shifër është 85 përqind. 

39 përqind e të pyeturve janë të mendimit se gjendja ekonomike e Britanisë së Madhe do të keqësohet jashtë Bashkimit Evropian. Dhe 36 përqind janë të bindur se vendi i tyre do të ketë ndikim më të vogël në botë, përballë 19 përqind që mendojnë se ndikimi britanik do të rritet.