1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Brazili në gjendje gatishmërie

Gjatë Kupës së Konfederatave në Brazil po zhvillohen protesta kundër korrupsionit dhe stadiumeve të shtrenjta. Policia reagon me brutalitet.

Protestat e dhunshme të së hënës në darkë (17.06.2013) në Brazil drejtoheshin edhe kundër policisë ushtarake braziliane, e cila gjatë demonstratave të fundit të javës së kaluar kishte përdorur ndaj demonstruesve plumba gome, gaz lotsjellës dhe spray me piper.

Egërsi në vend të reformave

Brasilien Rio de Janeiro Polizei UPP

Policia ushtarake

Në Brazil, ka pesë lloje të ndryshme policie që janë përgjegjëse për rendin publik: Policia Federale, Policia për rrugët dhe hekurudhat federale, Policia civile dhe Policia ushtarake, ku bëjnë pjesë edhe zjarrfikësit. Policia ushtarake u inkuadrua në vitin 1967, tre vjet pas grushtit ushtarak të shtetit, në forcat e armatosura braziliane. Detyra e tyre ishte atëherë, ndër të tjera, që të ndiqnin luftëtarët e rezistencës politike. Sot, policia ushtarake është përgjegjëse për kontrollin e trafikut dhe parandalimin e krimit. Secili nga 27 shtetet braziliane ka policinë e vet ushtarake, e cila është nën urdhërin e guvernatorit përkatës.

Policia ushtarake braziliane është e njohur për brutalitetin e saj. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW) në perleshje me policinë në shtetin e Rio de Zhaneiro në vitin 2011 u vranë në gjashtë muajt e parë, 372 vetë. Në shtetin e Sao Paulo ishin 252 persona. Në vitin 2012 edhe Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut i rekomandoi qeverisë braziliane shkrirjen e policisë ushtarake dhe një luftim më të fortë të skuadrave të vdekjes në vend.

Dështim politik

"Rreth 20 vjet pas përfundimit të diktaturës ushtarake, shoqëria braziliane ka ndryshuar shumë, por në policinë ushtarake nuk ka pasur fare ndryshime strukturore," kritikon Pedro Rodolfo Bode, profesor i sociologjisë në Qendrën për Siguri Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Universitetit Federal të Paranás. Rodolfo, i cili është gjithashtu anëtar i Komisionit për Rendin dhe Sigurinë në Brazil pranë Shoqatës së Avokatëve, mendon se "duhet të investohet në demilitarizim.

Proteste in Brasiliens Hauptstadt Brasilia

Protesta kundër korrupsionit dhe stadiumeve të shtrenjta

Policia civile dhe ushtarake duhet të bashkohen, të shkrihen me njëra-tjetrën, në vend që të punojnë veç e veç dhe të konkurrojnë me njëra-tjetrën."

Eksperti i sigurisë Antonio Flavio Testa e bën politikën përgjegjëse për dhunën policore. "Masakra e Carandirut ndodhi nën komandën civile", sqaron profesori i politikës në Universitetin e Brazilias. Në praktikë, politikat e sigurisë publike përcaktojnë sjelljen e policisë ushtarake, dhe sjellja e policisë duhet të jetë në përputhje me parimet demokratike. "Ekseset e dhunës janë të papranueshme, por ato ekzistojnë." - thotë Antonio Flavio Testa.