1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Bratusek: Slovenia nuk ka nevojë për ndihmë

Alenka Bratusek është kryeministrja e Sllovenisë, që prej disa javësh trajtohet si Qiproja e re. Shteti me dy milionë banorë ka vështirësi në sistemin e tij bankar: aksione të tre bankave më të mëdha i përkasin shtetit.

DW: Sllovenia deri para pak kohësh konsiderohej si një nxënëse shembullore e zgjerimit të BE, ndërsa tani shihet si delja e zezë. Si erdhi kjo situatë?

Alenka Bratusek: Unë nuk mendoj se Sllovenia është një dele e zezë. Pavarësisht se jemi në një moment të vështirë ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Janë dy projekte që duam të realizojmë këtë vit dhe në vitet e ardhshme: rritja e ekonomisë dhe konsolidimi i financave. Me rëndësi të veçantë është shërimi i sistemit bankar, në mënyrë që ato të financojnë ekonominë më pas.

Ju doni të stabilizioni buxhetin përmes privatizimit. Si do ta bëni një gjë të tillë në këtë situatë kritike të tregut? Banka belge KBC ka tërhequr akisonet e saj nga banka NLB-Bank për shkak se nuk ishte e kënaqur me këtë investim.

NLB është një rast i veçantë. Kjo është për shkak të problemeve të KBC. Banka ka përfituar nga ndihma e shtetit belg dhe duhej të tërhiqej nga një pjesë e investimeve të saj. Unë besoj se nëse ne do të ndihmojmë bankat tona, atëherë ato do të bëhen tërheqëse për investitorët e huaj. Unë e kam thënë disa herë se pavarësisht zhvillimeve një nga bankat ku shteti ka aksione do të nxirret në shtitje.

Ju jeni duke krijuar një banke“ të keqe“ dhe në të njëjtën kohë duhet të rifinanconi 7 miliard euro obligacione qeveritare. Si do ta bëni një gjë të tillë?

„Banka e keqe“ do të krijohet dhe punojë menjëherë. Sipas parashikimeve tona, deri në qershor ne mund të punojmë për të rregulluar kreditë e këqia të bankave. Vetëm dy javë më parë në ishim në gjendie të rrisnim me 1,1 miliard Euro buxhetin e shtetit dhe kjo nuk është pak. Në këtë mënyrë ne fitojmë më shumë kohë për të vendosur obligacione të reja. Unë jam shumë e sigurtë se do të kemi sukses.

Pse jeni kaq e bindur se Sllovenia nuk do të jetë Qiproja e ardhshme?

Me duhet të sqaroj se ka një ndryshim të madh mes bankave sllovene dhe atyre qipriote. Sisitemi bankar slloven është shumë i vogël, Sllovenia nuk është parajsë taksash dhe ka një ekonomi të bazuar tek eksportet.

Në fakt forca e ekonomisë sllovene qëndron tek kompanite e mesme që janë të shumta? Por pikërisht janë ato që vujanë nga një sistem bankar i sëmurë dhe mungesa e kredive. Si mendoni të zgjidhini këtë problem?

Thjesht përmes rikapitalizimit të bankave. Ky është prioriteti ynë kryesor dhe është çdo ditë në axhendën tonë. Ne duhet të sigurojmë që të zgjidhet kriza e dhënies së kreidve në mënyrë që të ndihmojmë kompanitë e mesme. Ato janë motori dhe forca kryesore e ekonomisë sllovene dhe duhet të marrin kredi. Për ketë në jemi duke punuar 24 orë në ditë.

Nuk do të ishte më e lehtë nëse do të pranonit ndihmë nga fondi i shpëtimit të Euros?

Jo. Unë jam e sigurtë se ne mund të zgjidhim problemet tona. Unë jam e bindur se kjo është rruga më e mirë për të gjithë: për njerëzit dhe për ekonominë. Është më mirë ta ndjekim vetëm këtë rrugë, pa Trojkën e BE-së.