1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Fakte mbi Gjermaninë

Brandenburgu - Landi më i madh

Landi i Brandenburgut ndodhet në verilindje të Republikës Federale. Ai rrethon kryeqytetin e vendit, Berlinin dhe është më 29.477 km katror landi me sipërfaqe më të madhe të Gjermanisë.

Kështjella Sanssouci - Pocdam

Kështjella Sanssouci - Pocdam

Kryeqyteti i landit Pocdami, ka qenë më parë qyteti rezidencial i Prusisë (Preußen). Nga shkëlqimet e asaj kohe dëshmojnë kështjellat dhe parqet. Qyteti ofron kualitet të lartë jete duke u bazuar në bukuritë arkitektonike, por edhe infrastrukturën e mirë dhe afërsinë me Berlinin

Lehde në lumin Spree

Lehde në lumin Spree

Një e treta zonë e mbrojtur natyrore

Më karakteristikja e Brandenburgut është natyra e virgjër, e pasur me ujra që e bën landin gjithnjë e më interesant për turistët. Një e treta e landit është zonë e mbrojtur natyrore. Shumë lumenj, rreth 3 000 liqene dhe pyjet e gjera të tërheqin për eskursione dhe udhëtime.

Kështjella Cecilienhof - Pocdam

Kështjella Cecilienhof - Pocdam

Në brezin që rrethon kryeqytetin e Berlinit kanë bërë pjesë tradicionalisht industria e metalit, teknika e fluturimeve ajrore dhe kimia, sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. Në kohën e fundit aty janë vendosur edhe teknologjitë e reja si teknika për mbrojtjen e ambientit dhe bioteknologjia. Edhe 250 institute kërkimore, ndër të cilat disa prej Institutit Max-Planck dhe Fraunhofer, ndodhen në Brandenburg.

Duke mbledhur asparagus në Beelitz

Duke mbledhur asparagus në Beelitz

Historia prusiane

Emri i Brandenburgut vjen nga Brenaburgu afër lumit Havel, që në vitin 929 ju morr sllavëve nga Mbreti Hajnrih I (Heinrich I.). Deri në shekulline 14-të ai u kthye në principatën më të madhe të Gjermanisë. Në shekullin e 19-të dhe 20-të, Brandenburgu u kthye së bashku me Berlinin në qendrën politike të Prusisë dhe Gjermanisë. Në vitin 1947 Prusia u shpërbë nga Këshilli Kontrollues i forcave aleate. Brandenburgu u nda në sektorë të ndryshme, pjesë të RDJ (DDR). Pas kthesës Brandenburgu u rikrijua si land më vete, në ditën e ribashkimit të Gjermanisë më 3 tetor 1990.

Informacione Brandenburgu:

Popullsia: 2,5 Millionen

Sipërfaqja: 29.477 km katrorë

Kryeqyteti: Pocdami

Rithemelimi: 3.10.1990

Sektor të ekonomisë: Industria e rëndë

Faqja zyrtare e internetit: www.brandenburg.de

  • Data 15.02.2010
  • Autor Peter Hille
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EnsE
  • Data 15.02.2010
  • Autor Peter Hille
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EnsE