1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

BP rekord për gjobën në Deepwater Horizon

Gjiganti i naftës BP është pajtuar që të paguaj gjobën më të madhe në historinë e SHBA-s për shlyerjen e dëmit nga shpërthimi dhe derdhjes në naftës në vitin 2010 në Gjirin e Meksikës.

default

BP me gjobën derkord për Deepwater Horizon

Të enjten, British Petroleum ka njoftuar se do të paguajë gjobë në vlerë 4.5 miliardë $ (3.5 miliardë euro) si dëmshpërblim për qeverinë amerikane pas dëmit të bërë nga shpërthimi i Deepwater Horizon në vitin 2010.

BP deklaroi se do të pranojë fajin për 11 akuzat për neglizhencë lidhur me vdekjen e 11 punëtorëve nga shpërthimi, një akuzë për kundërvajtje nga Akti për ujë të pastër, një tjetër nga Traktati Zogjët Migrues dhe një për pengim të Kongresit.

Gjoba do të paguhet në përiudhë prej gjashtë vitesh, njoftoi gjiganti i naftës.

1.3 miliardë $ do i dorëzohen kompanisë farmaceutike Pfizer për mashtrim në marketing.

BP Golf von Mexiko Meer Welle Ölfilm Entschädigung für Opfer

Gjiri i Meksikës

Derdhja më e keqe në histori

Gjatë 87 ditëve duke përcjellur shpërthimin e Deepwater Horizon, 4.9 miliardë fuçi nafte janë derdhur në det, së fundi duke goditur bregdetin nga Teksasi deri në Florida. Derdhja që vinte nga nën ujërat e Macondo, ishte më e madhe se derdhja e Exxon Valdez në Alaska në vitin 1989. Thellësia e madhe dhe dëmet e mëdha të shkaktuara e vështirësuan mbylljen e rrjedhjes, kjo pas shumë dështimeve të BP e që më në fund ia doli.

BP e ndërroi drejtorin ekzekutiv dhe e pa që çmimet e aksioneve po binin për shkak të procedurës së gjatë.

Marrëveshja e të enjtes nuk i përfshinë gjobat civile apo paditë e paraqitura nga shtetet e ndryshme të Gjirit – ka gjasë që këto gjoba të jenë edhe më të kushtueshme për BP-në. Kompania deri më tani ka shitur asete jo-thelbësore në vlerë prej 35 miliardë $ në përgatitje të pasojave financiare nga Deepwater Horizon.

Florida Öl Golf von Mexiko USA Küste Verschmutzung

Florida



BP ka paraqitur shifrat tremujore gjate muajit të kaluar, bazuar në lëkundjet prej 7.7 përqind të fitimeve neto nga viti në vit për periudhën korrik-shtator dhe rritjes së numrit të aksionarëve dividendë si rezultat i asaj.

  • Data 17.11.2012
  • Autor msh/mz (AFP, dpa, Reuters)
  • Fjalët kyç Deepwater Horizon
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16krI
  • Data 17.11.2012
  • Autor msh/mz (AFP, dpa, Reuters)
  • Fjalët kyç Deepwater Horizon
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16krI