1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

BP njofton sukses të pjesshëm në luftën kundër ndotjes me naftë - Fije shprese në Gjirin e Meksikës

Pas rreth katër javësh, nga Gjiri i Meksikës ku vazhdon të derdhet pa pushim naftë, erdhi një lajm i mirë: koncerni britanik i naftës BP njofton për një sukses të parë të pjesshëm.

Masa e naftës i afrohet ishujve para brigjeve të Luizianës.

Pas disa përpjekjesh të dështuara njoftohet se teknikët ia dolën mbanë që me anë të robotëve nënujorë të fusin në gypat e naftëssjellësit që gjenden në thellësi 1.600 metra, një tub thithës me një diametër prej 15 cm. Me ndihmën e këtij tubi bëhet e mundur, që të paktën një pjesë e naftës të thithet dhe të depozitohet nëpër anije cisternë, tha një zëdhënës i koncernit BP. E paqartë mbetet se sa naftë mund të mblidhet në këtë mënyrë. Maksimalisht 85% thotë qendra e emergjencës.

Gjithësesi, sipas mendimit të ekspertëve, do të duhen ende ditë në mos javë deri sa të çarat në tabanin e detit të mbyllen plotësisht.

Ajo që çudit shumëkënd është që në brigjet e Luizianës, të Misisipit dhe të Alabamës, vazhdon të shihet vetëm pak naftë e përzier me ujin. Shkakun për këtë biologët e konstantuan vetëm para pak ditësh: nën sipërfaqen e ujit u vunë re sasi të mëdha nafte në formë brezash që kanë një gjatë prej rreth 16 km, një gjerësi prej 6 km dhe një lartësi prej 100 metrash. Një nga shkaqet që nën sipërfaqen e ujit janë krijuar breza të tillë nafte mund të jenë kimikatet e përdoruara për të ndërprerë rrjedhjen e naftës dhe për përdorimin e tyre në SHBA ka qëndrime të ndryshme.

Forca të Gardës Kombëtare amerikane vendosin pengesa për thithjen e naftës përgjatë brigjeve të ishullit Dauphin në Gjirin e Meksikës.

Forca të Gardës Kombëtare amerikane vendosin pengesa për thithjen e naftës përgjatë brigjeve të ishullit Dauphin në Gjirin e Meksikës.

Doug Suttles i koncernit BP e mbrojti përdorimin e lëndëve kimike: "Edhe pse në det është derdhur shumë naftë ajo nuk ka pasur shumë ndikim tek brigjet, dhe kjo është pjesërisht meritë e përpjekjeve tona dhe sigurisht meritë e nënës natyrë."

Përparësia e kimikateve është se ato e shpërbëjnë naftën, por toksikologët mendojnë se kimikatet që përdoren për këtë qëllim janë mjaft helmuese. Megjithatë Autoritetet për Mbrojtjen Bregdetare e kanë miratuar përdorimin e tyre. Mary Landers, drejtuesja e misionit pranë Autoritetit për Mbrojtjen Bregdetare thotë: "Ky mjet ndihmës analizohet dhe vëzhgohet prej nesh me rigorozitet."

Deri tani ishte vënë re se përdorimi i kimikateve dhe nafta e shpërbërë nuk kanë pasur pasoja aq të rënda ndaj sistemit ekologjik, sa do të kishte nafta e patrajtuar.

Autor: Klaus Kastan / Pandeli Pani

Redaktoi Eliana Xhani

  • Data 17.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NPk7
  • Data 17.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NPk7