1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bota shokohet nga tragjedia në Ukrainë

Një avion pasagjerësh goditet me raketë në lindje të Ukrainës, 298 viktima. Bota reagon e shokuar. Qeveria ukrainase e separatistët fajësojnë njëri-tjetrin. Këshilli i Sigurimit mblidhet në seancë urgjente të premten.

Holanda të premten (18.07) e ka shpallur ditë zie. Dhjetëra qytetarë holandezë, por edhe 20 qytetarë amerikanë, 4 francezë, 4 gjermanë, bëhet fjalë edhe për 80 fëmijë në bord humbasin jetën në një rajon, ku luftojnë me njëri-tjetrin forcat ukrainase dhe separatistët prorusë. Një avion i shoqërisë Malasya Airlines me 298 vetë në bord qëllohet me gjasa me raketë në Ukrainën lindore, - sipas shërbimeve sekrete amerikane janë shprehur se avioni është goditur nga një raketë tokësore - pranë Donjeckut në qytetin Shahtjarsk, destinacioni Amsterdam - Kuala Lumpur, rruga ajrore është mjaft e frekuentuar, shumica e pasagjerëve ishin pushues.

Reagime të shokuara

Europa e bota reagojnë të shokuara: Mbreti i Holandës Alexander Wilhelm po i ndjek minutë pas miunte ngjarjet, ai u shpreh dhimbjen të afërmve të viktimave, kryeministri holandez, Mark Rutte bër fjalë për një ditë tmerrësisht të zezë për Hoalndën. Ai ndërpreu një udhëim jashtë vendit. E ngarkuara për politikën e jashtme të Catherine Ashton u shpreh mjaft e tronditur për ngjarjen, ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier tha se një ngjarje e tillë të lë pa fjalë, ai kërkoi hetim ndërkombëtar. Të njëjtën gjë kërkojnë edhe BE, e SHBA. Presidenti Obama e cilësoi ngjarjen "një tragjedi të tmerrshme" dhe kërkoi zbardhjen e plotë të tragjedisë, po ashtu hetim ndërkombëtar ku kanë humbur jetën edhe qytetarë amerikanë. Pas një bisede me presidentin ukrainas, Piotr Poroshenko të premten, Obama kërkoi të mos ndryshohet asgjë në vendin e tragjedisë, dhe ekspertët mund të hetojnë të gjitha "aspektet e tragjedisë". Edhe presidenti rus Putin e quajti ngjarjen një katastrofë. Indirekt ai fajësoi Ukrainën për tragjedinë, se nuk do të kishte ndodhur kjo trgajedi e tmerrshme, por qe se në Lindje nuk do të kishte luftime. Putin bisedoi të enjten me presidentin Obama lidhur me këtë tragjedi menjëherë. Sot mblidhet edhe Këshilli i Sigurimit në një mbledhje urgjente për të debatuar mi rrëzimin e avionit malajzian.

Ndërsa OKB, ambasadori rus, Tshurkin i hodhi poshtë akuzat ukrainase se këtë e ka bërë pala ruse. Kutia e zezë është nisur drejt Moskës. Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë pranuar ekspertë ndërkombëtarë për të zbardhur ngjarjen, por ata vazhdojnë të fajësojnë njëri-tjetrin për tragjedinë. Spekulime ka, por dihet që raketat që mund ta bëjnë një goditje të tilla, deri në 25.km lartësi janë raketat e tipit “Bug” dhe këto i kanë si ushtria ukrainase ashtu edhe separatistët prorusë.

Pse fluturojnë avionë pasagjerësh në zona të rrezikshme?

Sipas ekspertit gjerman të aviacionit, Heinrich Großbongardt avionët e pasagjerëve që fluturonin në një lartësi të tillë 10.000 metra, konsideroheshin të sigurtë. Kjo tragjedi është e pazakontë, thotë ai në bisedë me Deutsche Welle-n, pasi zakonisht guerilasit apo organizatat rebel kanë raketa me rreze të vogël veprimi, aot mund të kapin vetëm një lartësi 3000 deri në 4000 metra. Për të kpaur 10.000 metra lartësi duhet një kalibër tjetër, shprehet eksperti. Këtë nuk e kanë pasur organizata luftarake në të shkuarën.

Për këto arsye hapësira ajrore mbi Ukrainë nuk ka qenë e mbyllur, ajo konsiderohej e sigurtë, thotë eksperti. Avionët ushtarakë ukrainas që kanë fluturuar mbi këtë rajon kanë qënë gjithmonë në një lartësi shumë më të ulët. Avioni nuk ka shans pas një goditjeje të tillë me raketë, thotë eksperti Großbongardt. Sisteme paralajmëruese kanë vetëm avionët ushtarakë, apo ato të krerëve të shteteve, të cilët kanë edhe sisteme antiraketore.

Sipas mediave, pak para shpërthimit ka pasur një avion ushtarak ukrainas që ka fluturuar jo shumë larg atij të pasagjerëve - Por ajo që i shokon ekspertët është se të gjitha palët duhet ta kenë ditur se në lartësi të tilla fluturojnë avionët e pasagjerëve. Pra spekulime ka, tani duhet pritur hetimet e pavarura. Edhe eksperti Heinrich Großbongardt kërkon me urgjencë një hetim të pavarur. Lufthansa reagoi dje duke e anashkaluar Ukrainën.