1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bota rrit presionin ndaj Koresë së Veriut

Pas testit të fundit atomik të Koresë së Veriut, Bashkimi Europian do të ashpërsojë sanksionet kundër këtij vendi. Japonia dhe Koreja e Jugut po përpiqen të përfshijnë Kinën e Rusinë në rezolutën e sanksioneve të ashpra.

E ngarkuara për politikën e Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka propozuar ashpërsimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut. "Ne besojmë se një presion shtesë ekonomik dhe diplomatik mund të ketë ndikim", tha Mogherini në kryeqytetin estonez, Tallin. Ajo do ta shpërndajë këtë propozim në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së. Me këtë synohet rritja e presionit ndaj Phenianit, me qëllim që të hyjë "në dialog konstruktiv" me bashkësinë ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të diplomatëve, sanksionet e fundit synojnë vështirësimin e devizave të mëtejshme për Korenë e Veriut. Ato mund të prekin punëtorët koreanveriorë jashtë dhe pronarët e anijeve. Po ashtu po mendohet të vendosen në listën e personave që nuk lejohen të hyjnë në BE, anëtarë të tjerë të lartë të nomenklaturës komuniste, por Kim Jon Un nuk ndodhet në këtë listë.

Russland Südkorea Putin mit Moon Jae-in brim Eastern Economic Forum in Wladiwostok (Reuters/Kremlin/Sputnik/M. Klimentyev)

Putin me Monn Jae-in

Angazhimi i Japonisë dhe Koresë së Jugut

Mogherini ka paralajmëruar ndërkohë nga veprime ushtarake në konfliktin me Korenë e Veriut. Në të njëjtën kohë, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë bërë të ditur se angazhohen për ashpërsimin e sanksioneve kundës vendit komunist, si edhe përfshirjen e Kinës dhe Rusisë në një embargo të naftës kundër këtij vendi.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe është shprehur se ka rënë dakord me presidentin koreanojugor, Moon Jae In, se nuk është momenti për dialog me Korenë e Veriut. "Ne duhet të rrisim presionin dhe të shtojmë sanksionet", tha Moon pas bisedimeve me Abe. Synimi i palës japoneze dhe koreanojugore është bindja e Kinës dhe Rusisë të jenë pjesë e një rezolute më të ashpër në Këshillin e Sigurimit.

la/(afp, dpa, rtr)