1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bota në zi për Nelson Mandelën

Nelson Mandela, presidenti i parë i zi i Afrikës së Jugut ka ndërruar jetë në moshë 95 vjeçare. Ai do të kujtohet si njeriu që luftoi për lirinë dhe demokracinë.

Kur Nelson Mandela lindi në Korrik të vitit 1918 në fshatin e vogël të Mvezo në Transkei, babai i tij Gadlan e quajti "Rolihlahla". Natyrisht që ai atëherë nuk e dinte se si do të zhvillohej jeta e djalit të tij. Emri i tij në gjuhën Xhosa do të thotë “thyersi i degëve të pemëve” ose “shkaku i problemeve”. Mandela më pas morin emrin anglez “Nelson” nga mësuesi i tij i anglishtes.

Mandela në fakt i shkaktoi shumë probleme regjimit aparteid të Afrikës së Jugut. "Madiba", ashtu siç e quajtën shumë afrikano jugor (emri i fist nga vinte ai) u burgos për 27 vite sepse guxoi të luftonte aparteidin.

Në gjyqin e Rivonias, Mandela u shpall fajtor për sabotazh dhe në vitin 1964 u dënua me burgim të përjetshëm. Fjalimi i tij në seancën e fundit zgjati katër orë dhe u kthye në manifestin e lëvizjes kundër aparteidit.

"Një ideal për të cilin jam gati të vdes"

"Gjatë jetës time, jam përpjekur të luftoj për njerëzit afrikanë. Kam luftuar kundër dominimit të bardhë dhe kundër dominimit të zi. Kam mbrojtur idealin e demokracisë dhe një shoqërie të lirë. Është një ideal për të cilin jam gati të vdes", ka thënë ai.

Mandela, djali i këshilltarit kryesor të shefit të Tembuve afër Qunu-së ose siç njihet sot Kepi Lindor, ka patur një fëmijëri të privilegjuar. Më pas gjatë kohës që ishte student në Universitetin e Fort Hare në juglindje, ai u zgjodh në Këshillin e Përfaqësuesve të Studentëve. Ai u përjashtua nga universiteti për shkak se u bashkua me një protestë bojkoti sëbashku me Oliver Tambo, me të cilin më vonë themeloi shoqatën e parë ligjore të zezakëve.

Südafrika Nelson Mandela als Boxer 1950

Nelson Mandela ka qenë edhe boksier

Për t'i shpëtuar një martesë të detyruar, ai shkoi në Johannesburg ku shumë shpejt u përfshi politikisht. Në vitin 1944 Mandela iu bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC).

Kur Partia Kombëtare erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 1948, vuri në zbatim politikat e saj raciste, duke shkaktuar protesta të mëdha dhe fushata të ANC për mosbindje civile kundër regjimit aparteid.

Sulmet në institucionet shtetërore

Pasi ANC u dënua në vitin 1961, boksieri amator Mandela themeloi grupin militant "Umkhonto we Sizwe" (Heshta e Kombit). Si komandat ai drejtoi sulmet mbi institucionet shtetërore. Në vitin 1962 ai del në mënyrë të fshehtë nga vendi për të kërkuar mbështetje financiare dhe të organizonte përgatitje ushtarake për liderët e ANC. Sapo u rikthye në Afrikën e Jugut, u arrestua dhe dënua me burgim.

Mandela kaloi 17 vite të dënimit të tij në “Alkatrazin Afrikano Jugor”, i famshmi Ishulli Robben i Cape Town. I burgosuri politik u detyrua të punonte në një gurore ku dritaa e fortë shkatërroi sytë e tij. Prandaj gazetarët nuk lejoheshin asnjëherë të bënin fotografi të tij me blic.

Ndërkohë që ishte në burg ai themeloi “Universitetin e Ishullit Robben”, ku ai i mësoi të dënuarve të tjerë të lexonin dhe shkruanin. Sot qelia e tij me numrin 5, është një nga vendet më të vizituara në Afrikën e Jugut.

Bildergalerie Apartheid

Protestat kundër aparteidit

Në fillim të vitit 1988, Mandela po bëhej gati për të lënë burgun. Tre vjet më parë ai kishte refuzuar faljen me kushtin që ANC të hiqte dorë nga veprimet e dhunshme. Bisedimet sekrete me autoritetet afrikano jugore nisën dhe më 11 Shkurt 1990 Mandela lihet i lirë.

"Po qëndroj para jush i mbushur me krenari dhe gëzim. Jemi të lirë”, tha Mandela para turmës së njerëzve në Cape Town.

Përpjekja për të pajtuar afrikano jugorët

Pas lirimit të tij nga burgu, “Martin Luteri Afrikan” vazhdoi luftën kundër diskriminimit racial. Në prill 1994, u mbajtën zgjedhjet e para të lira. Më 10 Maj Mandela u bë Presidenti i parë zezak i Afrikës së Jugut. Ai më pas përqëndroi vëmendjen tek pajtimi. Në vitin 1996 ai ngriti Komisionin Afrikano Jugor të së Vërtetës dhe Pajtimit (TRC) për të trajtuar krimet që ishin kryer gjatë aparteidit. Në vitin1993, Mandela dhe paraardhësi ti tij, Frederik William de Klerk, morën çmimin Nobel për Paqe.

Pasi ai u largua nga skena politike në vitin 1999, "Madiba" dhe fondacioni i tij i bamirësisë u përqëndrua tek çështjet sociale. Veçanërisht ai u përpoq të ndihmonte fëmijët që vuanin nga HIV/AIDS. Në vitin 2005, djali i dytë i tij, Makgatho, vdiq nga AIDS në moshën 54 vjeçare.

"Afrikano Jugorët kanë luftuar kundër aparteidit. Sot ata janë duke u përballur me një kërcënim akoma më të madh“, ka thënë Mandela. Sidoqoftë pasardhësi i tij Thabo Mbeki e vonoi luftën kundër epidemisë. Mandela më vonë e pranoi edhe vetë se gjatë kohës që ishte në pushtet nuk bëri aq sa duhet për ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

Edhe lufta kundër varfërisë ka njollosur trashëgiminë politike të Mandelës, pasi premtimi i ANC "Një jetë më të mirë për të gjithë" gjatë fushatës elektorale të vitit 1994 u realizua vetëm për një elitë të vogël zezakësh. Edhe sot “kombi ylber” vuan nga rritja e korrupsionit dhe krimit, ashtu si dhe mungesa e vendeve të punës.

Afrika e Jugut humbet busullën morale

Mandela përdori popullartitetin e tij për të qenë si negociator në luftën e Burundit dhe të kritikonte SHBA për ndërhyrjen në Irak. Në vitin 2004, Mandela bëri gati terrenin që Afrika e Jugut të organizonte Kupën e Botës 2010. Shëndeti i tij u përkeqësua kur mbesa e tij e madhe, Zenani, u vra tragjikisht vetëm pak ditë para fillimit të turneut. Vendimi i Mnadelës për tu tërhequr në shtëpinë e tij në fshatin Qunu, shtoi spekulimet për gjendien e tij shëndetësore.

Nelson Mandela do të kujtohet në të gjithë botën si një luftëtar për liri dhe burrë shteti. Për Afrikën e Jugut, vdekja e tij nënkupton humbjen e një busulle morale, edhe pse ai ka kohë që nuk bën komente për ngjarjet politike. Ka arsye të besohet se ANC tani do të vuajë fatin e shumë lëvizjeve afrikane, që abuzojnë me pushtetin dhe ka nepotizëm.