1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Bota ka konfirmuar se Kosova dhe Osetia Jugore nuk kanë ngjashmëri si raste

Udhëheqësit kosovarë nuk besojnë se konflikti Rusi-Gjeorgji, për Osetinë Jugore, do ta frenojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Mosngjashmëria e rasteve është dëshmuar nga qëndrimi i shumicës së vendeve perendimore

Prishtina

Prishtina Gewuenschte Schlagworte: library,pristina,kosovo,prishtina,Bibliothek Uebertragung der Rechte dieses Bildes an DW-Online Authorin: Zulfija Jakupi, DW Serbisch - Korrespodentin „I - Zulfija Jakupi, authorise DW to pulish these photos.“

Kosova është një rast i veçantë në botë dhe mbi këtë bazë edhe është zgjidhur problemi i saj. Kosova tashmë ka shpallur pavarësinë dhe ky vendim është marrë në kordinim me faktorin ndërkombëtar, të cilët poashtu rastin e Kosovës nuk e kanë lidhur me asnjë çështje tjetër të pazgjidhur në botë. Kjo është përgjigja e Prishtinës zyrtare, pas qëndrimit rus në KS të OKB-së, ku u vendos një paralele ndëmjet problemit të Kosovës me çështjen e pazgjidhur të Osetisë Jugore. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

"Ne nuk shohim që shembulli i Kosovës të lidhet me ndonjë problem identik diku tjetër. Kundërshtarët e Kosovës kanë dëshiruar që ta cilësojnë Kosovën si problem të ngjashëm me problemet e tjera, por unë mendoj se argumentet se Kosova është rast i veçantë janë në anën tonë. Ne bëjmë apel për paqe dhe stabilitet që duhet të ketë edhe në rajone tjera të botës", thotë Sejdiu.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi.

"Logjika e balanceve në botë për çështje të ndryshme dhe ngjashmërive përmes dhunës i takon së kaluarës, i ka takuar luftës së ftohtë dhe nuk i takon kësaj lufte. Kosova, dëshiron dhe angazhohet që kudo në botë të mbretërojë paqja dhe qetësia dhe gjerat të zgjidhen në mënyrë demokratike", thotë Kuqi.

Autoritetet e Prishtinës, nuk besojnë se konflikti Rusi-Gjeorgji për Osetinë Jugore, do ta frenojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e tjera të botës. Ata thonë se pavarësia e Kosovës është njohur nga vendet më demokratike të botës, të cilat janë bindur se zgjidhje tjetër për Kosovën nuk ka.

  • Data 12.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Evka
  • Data 12.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Evka