1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

"Bota e Obama-s, që u shpalos gjatë këtyre ditëve, sigurisht që ende nuk është më e mirë, por ajo është më e sinqertë"

Turi i Obama-s në Evropë.

default

Presidenti Obama në Ankara

Në gazetat gjermane të së mërkurës vazhdon të gjejë jehonë vizita e Presidentit të SHBA-së, Barack Obama, në Evropë.


Gazeta "Schwäbische Zeitung" i referohet vizitës së Obama-s në Turqi: "Presidenti i SHBA-së me vizitën në Bosfor theksoi rëndësinë strategjike të aleatit të tij turk. Vizita e tij dyditore është shprehje e një realiteti të ri. Pavarësisht se shumë shteteve evropiano-perëndimore nuk u vjen mirë: Turqia po e forcon sistematikisht rolin e saj politik në arenën ndërkombëtare. Nën qeverinë e matur-konservatore të Erdoganit Turqia myslimane, por e strukturuar në mënyrë laike, ka marrë përsipër rolin drejtues në botën islamike. Turqia mund të flasë me vende dhe grupe, ndaj të cilave nuk kanë akses vendet e tjera evropiane. Obama si rrjedhojë, duke e vizituar këtë vend, vepron në interesin e tij."

Politikën e Obama-s ka në fokus edhe komentatori i së përjavshmes "Die Zeit":

"Presidenti i SHBA-së nuk e drejton botën, ai përkufizon situatat dhe vendos standardet, por tashmë jo të dyfishta. Bota e Obama-s, që u shpalos gjatë këtyre ditëve, sigurisht që ende nuk është më e mirë, por ajo është më e sinqertë. E padyshim që sinqeriteti është parakusht për të qenë edhe më i mirë."


"Frankfurter Allgemeine Zeitung" shtron disa pyetje:

"Deri në ç´masë do t´u përgjigjet Obama kërkesave të myslimanëve, pa u nënshtruar? Një kthesë radikale në politikën amerikane ndaj Izraelit nuk do të ketë as nën Obama-n. Deri në ç´masë do ta vazhdojë ai reklamën e vet për anëtarësimin e Turqisë në BE? Mos vallë anëtarësimin në BE ai do ta vlerësojë si kriterin kryesor për cilësinë e marrëdhënieve perëndimoro-islamike? Nëse do të jetë kështu, atëherë nuk do të jetë e largët dita, kur peshë do të ketë vetëm perspektiva myslimane. Pavarësisht entuziazmit për dialogun, pavarësisht domosdoshmërisë për të zhvilluar dialogun, ka detyra dhe interesa të përbashkëta, por ka edhe dallime mes Perëndimit dhe botës islamike, dallime këto që i kanë rrënjët në karakterin e shoqërive të tyre. Të mos harrojmë, se as dialogu nuk ndihmon kundër xhihadistëve dhe të tjera forcave, që e urrejnë Amerikën."

vfb/av

  • Data 08.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HSRj
  • Data 08.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HSRj