1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Botёt paralele tё Carles Puigdemont

29 Tetor 2017

Presidenti rajonal katalonjas i shkarkuar Carles Puigdemont ndodhet nё njё kontradiktore. A ёshtё kjo arsyeja, pёrse ai mban njё qendrim kontradiktor?

https://p.dw.com/p/2mgrV
Spanien Puigdemont in Girona
Fotografi: Getty Images/AFP/E. Kelele

Ai ёshtё ulur nё nj ё lokal nё qytetin e tij tё lindjes Girona dhe ha drekё. Njё grup basketbollistёsh dёshirojnё tё bёjnё njё fotografi me tё – s'ka problem. Puigdemont del shkurt para derёs, duke kaluar para kamerave dhe reporterёve qё e pyesin ("A e keni tё qartё, qё jukanё shkarkuar?"), ai pozon pёr fotografinё dhe kthehet sёrish brenda, e vazhdon tё hajё.

Pothuajse njёkohёsisht nё televozionin katalonjas transmetohet njё „fjalim institucional" i regjistruar i ish-presidentit rajonal. Nё tё Puigdemont e refuzon largimin e tij nga posti dhe bёn lutje pёr „durim, qendresё dhe perspektivё ", pёr tё avancuar me planin e tij tё pavarёsisё. Pranё tij janё vendosur si pёr njё burrё shteti flamuri katalonjas dhe ai europian.

Pas fjalimit sёrish ai shfaqet nё njё transmetim tё drejtpёrdrejtё tё njё televizioni: Presidenti Ni shkarkuar ёshtё ulur bashkё me fqinjёt, thotё moderatorja.

Duket sikur, kjo tё sihte njё ditё fare normale pёr Carles Puigdemont. Asgjё nuk duket se ia prish atij qetёsinё. As kur mё vonё nё restorant, ku ai vazhdon tё qendrojё i ulur, qindra serhixhinj dh etifozё e rrethojnё atё. "President Puigdemont", thёrrasin ata. Edhem ё shumё kamera e filmojnё skenёn.

Spanien Katalonien Rede Carles Puigdemont
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/Presidency Press Service

Virtual dhe utopik

Eshtё absurde, komenton njё kaimtar. Duket sikur zoti Puigdemont jeton nё dy botё tё ndryshme: nё botёn e qeverisё spanjolle dhe nё botёn e vet, qё i ngjan mё shumё njё „realiteti virtual". "Realiteti virtual" nuk ёshtё larg nga „utopia katalonjase", nё tё cilёn e ka drejtuar popullin katalonjas Carles Puigdemont.

Njё utopi, nё tё cilёn zgjedhjet kaotike paraqiten si referendum i vlefshёm me rezultatet tё besueshme. Njё utopi nё tё cilёn rregullat vendosen e menjёherё paskёtaj nuk respketohen (48 orё pas shpalljes sё rezltateve tё referendumit sipas planit fillestar duhej tё shpallej pavarёsia – nga 48 orё kaloi gati njё muaj). Votimet parlamentare festohen si legjitime, por nё fakt nuk janё tё tilla – si p.sh. vendimi pёr pavarёsinё e Katalonjёs tё premten (27.10).

Sipas prof. Oriol Bartomeus, politilog nё Universitetin autonom tё Barcelonёs, votimi nuk duhej zhvilluar fare, „sepse parlamenti nё bazё tё ligjit nuk ka kompetenca tё vendosё pёr sovranitetin e Katalonjёs ". Avokatёt e parlamentit katalonjas kanё arritur nё tё njёjtin konkluzion.

Opozita para votimit nё shenjё proteste u largua nga salla plenare. Nga deputetёt qё mbetёn dhjetё votuan kundёr rezolutёs pёr konstituimin e „njё republike katalonjase si shtet i pavarur dhe sovran ". 70 deputetё votuan pro dhe e miratuan rezolutёn. Dy dorёzuan fletё tё bardha.

Separatistёt tё pёrҁarё

Baza e ithtarёve tё pavarёsisё pёrreth Carles Puigdemont sё fundi dukej e dobёsuar. Ajo u shpёrbё nё dy kamp: njё krah i moderuar, qё nё fund kёrkonte zgjedhje tё parakohshme rajonale, dhe njё pjesё e pa kompromis, qё kёrkon hiҁ mё pak se shpalljen e pavarёsis ёnё mёnyrё unilaterale. Veҁanёrisht pёrҁarja doli nё pah, kur Puigdemont para dy javёsh deklaroi pavarёsinё dhe menjёherё e suspendoi atё.

Nga njёra ai ky ishte njё lёshim ndaj partisё radikale tё majtё CUP (Kandidatura e Unitetit popullor),qё siguri shumicёn nё parlament. Nga ana tjetёr ky ishte njё sinjal i lёshimit ndaj pjesёs sё moderuar benda partisё sё tij PDeCat (Partia Europiane Demokratike e Katalonjёs).

Ndarja nё dy kampe doli qartё nё pah tё premten, kur ministri pёrgjegjёs pёr sipёrmarrjet Santi Vila dha dorёhejen pёr protestё kundёr vendimeve tё presidentit rajonal dhe e komentoi vendimin e tij nё tёitter: "Pёrpjekjet e mia pёr dialog sёrish kanё dёshtuar."

"Nё bllokun e pavarёsisё ka ende njё pёrҁarje", thotё eksperti Oriol Bartomeus. "Tani kjo nuk ёshtё e dukshme, por do tё jetё evidente nё ditёt e ardhёshme, kur tё diskutohet , nёse pёrkrahёsit duhet tё marrin pjesё nё zgjedhje mё 21 dhjetor ose jo."

Kёto mosmarrёveshje pasqyrohen edhe nga fryma nё rrugёt e Barcelonёs. Lёvizja fillimisht homogjene e pavarёsisё u shpёrbё nё kampe tё ndryshme: Nga njёra anё pёrkrahёsit e flaktё tё pavarёsiё e kanё ndryshuar mendimin qёkurse nisёn tё tёrhiqen nga Katalonja bankat dhe sipёrmarrёsit. Njerёz kёta, qё nё fillim dёshironin njё statut mё tё fortё autonomie pёr Katalonjёn dhe pёr protestё dhanё votёn e tyre „po" nё referendum.

Por ka edhe katalonjasit e tjerё, tё cilёt shfaqen nё demonstratat mё tё spikatura dhe kёrkojnё vetёm pavarёsinё. Kёtё pavarёsi ata e patёn tani – edhe pse fare shkurt.