1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Boshkovski: gjatë qëndrimit në Hagë kuptova se duhet të arrijmë një pajtim

Pas përfundimit të rastit të Lubotenit në Tribunalin e Hagës, në Maqedoni është bërë aktual diskutimi i tri çështjeve që kanë të bëjnë me konfliktin e vitit 2001, të cilat Tribunali i Hagës i ka kthyer në Maqedoni

Ish-ministri i brendshëm maqedonas Boshkovski, pas lirimit në Hagë

Ish-ministri i brendshëm maqedonas Boshkovski, pas lirimit në Hagë

Ish - ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Lube Boshkovski, pas lirimit nga akuzat e Tribunalit të Hagës ende nuk e ka bërë publik angazhimin e tij politik në Maqedoni. Kishte zëra se, si anëtar i partisë VMRO-DPMNE, Boshkovskit pas kthimit nga Haga, mund t’i ofrohej edhe ndonjë post ministror, por kjo nuk ndodhi.Vetë Boshkovski thotë se është herët të flitet për ndonjë angazhim konkret politik.

“ Jo, jo nuk mund të flas për angazhime. Atë që dua ta them në këto momente është se ne duhet t’i respektojmë viktimat e konfliktit të vitit 2001, pa marrë parasysh se a janë ata shqiptarë apo maqedonas.Gjatë qëndrimit në Hagë kuptova se ne duhet të arrijmë një pajtim , ta harrojmë konfliktin dhe së bashku të shohim një ardhmëri evropiane”, ka deklaruar i posaliruari nga akuzat e Gjykatës së Hagës, Lube Boshkovski.

Pas përfundimit të rastit të Lubotenit në Tribunalin e Hagës, në Maqedoni është bërë aktual diskutimi i tri çështjeve që kanë të bëjnë me konfliktin e vitit 2001, të cilat Tribunali i Hagës i ka kthyer në Maqedoni. Eksperti për çështje juridike, Naser Zyberi është i mendimit se këto çështje duhet të mbyllen, pasi për to Tribunali i Hagës nuk ka gjetur argumente për t’i zbardhur. Procedimi i këtyre çështjeve në Maqedoni, me një gjyqësi të pareformuar do të sillte më shumë telashe, se sa drejtësi thotë Naser Zyberi. Sistemi gjyqësor i Maqedonisë duhet t’u nënshtrohet reformave rrënjësore dhe të heqë nga vetja ngarkesën etnike.

Për Zyberin gjykimi i fundit për Brodecasit është një gjykim drakonik, jashtëzakonisht i rëndë dhe i pajustifikueshëm dhe i pambështetur në fakte. Ky proces gjyqësor tregon “ se gjykatat në Maqedoni janë të ngarkuara me emocione etnike dhe se gjykojnë në bazë të përkatësisë kombëtare të qytetarëve, e jo në bazë të ligjit dhe veprave të kryera”, thotë eksperti i cështjeve juridike Naser Zyberi.

Maqedoninë e pret një rrugë e gjatë kur bëhet fjalë për depolitizimin dhe reformimin e tërësishëm të gjykatave,

“I gjithë ky sistem duhet t’i nënshtrohet një monitoringu ndërkombëtar, pa monitoring ndërkombëtar në sistemin e jurisprudencës në Maqedoni vështirë se do të tejkalohen barrierat dhe ngarkesat nga pikëpamjet etnike, kombëtare dhe fetare”, vlerëson Naser Zyberi.

Reformimi i sistemit gjyqësor në Maqedoni është një ndër kushtet kryesore për caktimin e datës së fillimeve të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

  • Data 14.07.2008
  • Autor Fatos Musliu/ Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EcGw
  • Data 14.07.2008
  • Autor Fatos Musliu/ Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EcGw